Era Rusi tregon si e kapi të dashurin duke tradhëtuar

558
Sigal

Era Rusi ishte e ftuara speciale e emisionit “E Diell”,  ku ndër të tjera rrëfeu për herë të parë se jo vetëm e ka përjetuar tradhtinë, por e ka kapur dhe mat të dashurin duke ia dredhur.

Ajo tregoi historinë se si një ditë kur telefoni i saj ishte djegur, iu desh që të përdorte atë të partnerit të saj për t’u marrë vesh me kolegët. Padashur, kishte harruar makeup-et në makinë dhe i kërkon atij (partnerit) të zbresë dhe të shkojë t’ia marrë, duke i kërkuar edhe t’i lëri telefonin e tij.

Në atë moment vjen një mesazh “faleminderit”. Nuk kishte asnjë pyetje, vetëm përgjigje. Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare. Kur arritëm afër vendit ja mora përsëri telefonin që të kontaktoja me miqtë dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë. Ishin të gjitha mesazhet e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?” -tregoi Era.