Rritja e çmimit të naftës/ Vasili thirrje SPAK të hetojë anëtarët e bordit të Transparencës

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës në vendin tonë.

Ai i kërkon SPAK të hetojë anëtarët e bordit të transparencës, duke theksuar se qeveria bën pazar me oligarkët duke shitur sipas tij të njëjtat depozita nafte çdo ditë me çmime të ndryshme për të mbushur xhepat.

Sigal

“Skandal.Nafta 4 cmime ne 4 dite, sot e rrisin 5 leke, SPAK boll mbylle syte e veshet perpara horrave! Cdo dite batakçinjte mafioze te Qeverise permes Bordit te Hajduteve ne menyre skandaloze ndryshojne cmimin per here te katert ne kater dite.

Sot e rriten ne Shqiperi çmimin me 5 leke dhe e çuan ne 240 leke litri i naftes. Ndersa ne Maqedoni çmimi ulet ne 193 lek/ litri(101denare) i naftes.

Kemi vetem hajdute te pacipe ne qeveri qe bejne pazar me oligarket dhe te njejtat depozita nafte te mbushura plot i shesin perdite me cmime te ndryshme per te mbushur xhepat. SPAK boll mbylle sy e veshe hetoni dhe coni perpara drejtesise gjithe kete hajduteri, qe vlon ne mes te ditës”, shkruan Vasili.