U la e lirë, rikthehet Kumrie Zika, i bën “gol” 5 mijë euro një Exchange në Vlorë

Vetëm dy jave pasi u la e lirë nga gjykata me masën e sigurise “detyrim paraqitje”, Kumrie Zika rikthehet sërish ne qënder të një skandali te ri.

Ketë herë ngjarja nuk ka ndodhur në Tiranë por në Vlorë.

Sigal

Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë së një pike “Exchange” në lagjen “Pavaresia”, të cilat tregojnë momentin kur Zika hap sirtarin e kasës, merr një tufë me para me vlere reth 5 mije euro dhe largohet nga ambientet e biznesit. Sipas pronarit, ajo kishte kontaktuar vetëm dy dite më parë duke kërkuar punë.

Mëngjesin e kësaj të marte u paraqit në zyrë dhe nisi punën. Pas rreth 15 minutash në momentin kur punonjsia doli për te kryer nje pagese me karte, Zika hapi kasen, mori parate dhe doli jashte duke thëne se do të fliste pak në telefon. Pas largimit nuk u kthye më. Pronarët e biznesit kanë bërë kallëzim në polici dhe çështja eshte në ndjekje penale.

Ngjarja është pothuajse identike me rastin e raportuar vetëm dy javë më parë në Tiranë, ku po në një pikë “Exchange” u vodhën rreth 5 mijë euro me të njëjtën skemë. Edhe atëherë, kamerat e sigurisë dokumentuan gjithçka, Policia e Shtetit e arrestoi Kumrie Zikën, por vetëm pak ditë më vonë ajo u la e lirë nga gjykata me masën “detyrim paraqitjeje”.

Rasti i sotëm ngre sërish pikëpyetje për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje nga institucionet. Si është e mundur që, pas një sërë denoncimesh dhe arrestimit të mëparshëm, e njëjta skemë të përsëritet sërish, këtë herë qindra kilometra larg, në një qytet tjetër?

Nëse ekzistojnë probleme të shëndetit mendor, siç është pretenduar më herët nga familjarët e saj, ato duhet të trajtohen nga institucionet përgjegjëse. Në të kundërt, lënia e saj e lirë rrezikon që edhe biznese të tjera të bëhen viktima të së njëjtës skemë.