Korçë: Pezullohet puna në doganën e Tushemishtit, doganieri pozitiv për koronavirusin

299
Sigal

Situata nuk duket aspak e mirë në Korçë, qyteti juglindor kishte tre reaste të konfirmuara dhe vetëm brenda 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 6 raste të reja. Sa i përket rasteve të para, bëhej fjalë për një 33-vjeçar dhe dy të moshuar.

Mes personave të konfirmuar ditën e sotme në qytetin juglindor janë të afërm të dy të moshuarve dhe të menaxherit të lokalit. Xheladinaj thotë, se nga burime jo-zyrtare, është informuar se konkretisht bëhet fjalë për djalin e bashkëshortëve, nusen dhe nipin e tyre.

Djali i të moshuarve punon si doganier në doganën e Tushemishtit. Mesohet se shtetasi me detyre doganier ne Tushemisht kishte shkuar te merte vajzen ne Durres e mbërritur nga Italia. Kjo e fundit ka infektuar ciftin e te moshuarve( gjyshin dhe gjyshen) .

Eshte pezulluar puna ne doganen e tushemishtit dhe jane vetkarantinuar punonjesit.

Sa i përket të infektuarve të tjerë, raportohet se një punonjës e Agjencisë së Kadastrës së Korçës ka rezultaur gjithashtu pozitive për Covid-19. Ajo është e fejuara e 33-vjeçarit, që ishte ndër rastet e para të infektuara në Korçë. Pas marrjes së konfirmimit, 53 persona në Kadastëer janë vetë-karantinuar.