Fieri qyteti më i infektuar pas Tiranës, dyshohet për persona të tjerë të infektuar

382
Sigal

Autoritetet janë duke gjurmuar por edhe duke mbajtur nën mbikëqyrje të mjekëve familjet e personave të prekur ne Fier, qytet ky që vjen pas Tiranës me numrin e të infektuarve.

Në Patos ku një 62 vjeçari infektoi nënë e tij por edhe fqinjën, është duke u mbajtur nënë mbikëqyrje gjithë pjesa e kontakteve që ka patur 62 vjeçari.

E njëjta situatë dhe i njëjti kontroll po bëhet edhe për personat e tjerë të prekur që në Fier arrin në 3, në 3 lagje të ndryshme të qytetit.

Ndërkohë 2 persona janë infektuar në Rroskovec por që këta janë kontakte të të infektuarit në lagjen 1 maj në Fier.

Tre persona të tjerë të infektuar janë në Ndërmënas dhe 1 tjetër në komunën e Frakullës.

Të gjithë personat që kanë patur kontakt dhe familjarët e tyre janë në vetëziolim të plotë dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Raportohet se  ka ende persona të tjerë të konfirmuar me Covid-19 në qytetin e Fierit, por ky informacion nuk është ende zyrtar, dhe nuk ka të dhëna nëse këta persona janë në zinxhirin e kontakteve të personave që janë konfirmuar me koronavirus, apo janë raste të reja.

Sa i takon masave të sigurisë për izolimin e qytetarëve është parë qarkullim gjatë orëve të paradites por gjithsesi fluksi i lëvizjes ka rënë.

Pavarësisht masave të marra përhapja e virusit vazhdon