Ish kryeministri : Në 25 prill, opozita do të jetë e përgatitur për ditë paqësore, por …

252
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se opozita e bashkuar është përgatitur për një ditë paqësore në ditën e zgjedhjeve më 25 prill, por nuk përjashton edhe një tjetër skenar, për një “20 shkurt të dytë”.

Duke iu referuar rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, Berisha, në një prononcim mediatik tha se nëse dhunohet vota, opozita do të përmbysë më 25 prill kultin e më të ligut që kanë pasur pas Enver Hoxhës.



Lexo edhe : Taulant Balla del në përgjimet e grupit kriminal / Rrëfehet ish-nënkomisari nga azili: Një person i fuqishëm në Elbasan i tha ‘hiq drejtorat e policisë ose më kthe 3 milion eurot’



“Opozita duhet të përgatitet për ditën më paqësore me votën e saj më 25 prill, por njëkohësisht duhet të jetë gati për një 20 shkurt të dytë. Në 20 shkurt shqiptarët përmbysën në pamje të parë një bronz, por në të vërtetë një kult më të keqin që kishin patur në histori. Nëse iu dhunohet vota, opozita do të përmbysë më 25 prill kultin e më të ligut që kanë pasur pas Enver Hoxhës, që grabit zgjedhësit, për një kryebandit që nu njeh normë, nuk njeh ligje, moral dhe nuk respekton asgjë”, u shpreh Berisha.