Taulant Balla del në përgjimet e grupit kriminal / Rrëfehet ish-nënkomisari nga azili: Një person i fuqishëm në Elbasan i tha ‘hiq drejtorat e policisë ose më kthe 3 milion eurot’

544
Sigal

Ish-nënkomisari i Policisë Emiljano Nuhu, që tashmë ndodhet në azil pasi denoncoi fisin Rraja të deputetit Rrahman Rraja, ka thënë mëngjesin e sotëm se gjatë mbajtjes në përgjim të një grupi kriminal në Elbasan, ka dalë dhe Taulant Balla.

Nuhu tregoi se në vitin 2017 teksa mbanin nën përgjim një grup kriminal, një person shumë i fuqishëm në Elbasan, pjesë e këtij grupi, ka telefonuar Sekretarin e Përgjithshëm të PS dhe i ka kërkuar që të kontrollojë drejtorët e Policisë ose t’i kthente 3 milion eurot që i kishte dhënë për fushatë.

“Rreth vitit 2017 Drejtoria e Përgjithshme ka pasur një procedim policor të hapur për një grup kriminal në Elbasan, për t’i mbajtur në vëzhgim dhe përgjim. Objekti i kësaj pune ka qenë parandalimi i veprave të mëdha penale siç janë vrasjet, se kishte informacion se mund të kryehej një krim i rëndë. Gjatë vëzhgimit dhe përgjimit, plus ka pasur dhe informatorë, në afërsi të mos e them brenda se prish punë, në afërsi të grupeve kriminale.

Gjatë përgjimit parandalues, nuk ka qenë procedurial, ka qenë një telefonatë midis Taulant Ballës dhe një personi shumë të fuqishëm në Elbasan. Ky person i kërkonte Taulant Ballaës  në telefon të merrte masa për këta drejtues policie që kishte sjell, përndryshe do t’i kthente lekët që kishin investuar për fushatë. Bëhej fjalë për 3 milion euro që dëgjoheshin gjatë përgjimit.

Mbas kësaj telefonate, nuk ka zgjatur më shuëm se një javë – 10 ditë, të gjithë drejtuesit e policisë, nga drejtori e deri te inspektori që mbulonte zonën e grupit kriminale, u pushuan të gjithë nga puna. Më pas Drejtroia e Përgjithshme, e ndërpreu operacionin, nuk e vazhdoi më, dhe nuk e referoi në Prokurori që të fillonte procedimi penal, të zbulonte prova të mëtejshme”, ka deklaruar nga azili jahstë vendit ish-nënkomisari Emiljano Nuhu.