Shkodër, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari, shiti doza cannabisi

14
Sigal

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet E.L banues në Shkodër, i cili theu masën e sigurisë, për të shitur doza cannabisi. Nga kontrolli fizik këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi

Shkodër/Aksione policore të përditshme, në kuadër të megaoperacionit antidrogë “Tempulli 2”.

Theu masën e sigurisë, për të shitur doza cannabisi, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, kapi në flagrancë dhe vuri në pranga shtetasin E. L., 28 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kontrolli fizik, 28-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.