Kaosi në SHBA / Donald Trump kërcënon me mos largimin nga Shtëpia e Bardhë

471
Sigal

Sipas CNN, Donald Trump është gjithnjë e më i fiksuar me skenarë të pamundur për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. Dhe në takimet e ditëve të fundit me një grup këshilltarësh nga jashtë Shtëpisë së Bardhë, ai ka ngritur hipoteza se do të refuzojë të lërë Presidencën në ditën e betimit të Joe Biden, më 20 janar. Shumica e këshilltarëve zyrtarë janë shqetësuar shumë për lëvizjet e tij të ardhshme.

“Ka skenarë që janë vërtet të frikshëm”, pranoi një zyrtar i administratës, duke përsëritur se si Trump, me mbështetjen e disa deputetëve dhe senatorëve, do të ishte ende i vendosur për të krijuar kaos në Kongres, më 6 janar, kur do të duhet të numërohen zyrtarisht votat e votuesve të mëdhenj që i dhanë fitoren Biden.


Lexo edhe : Anketa / Mbi 360 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në 2019



Nga e premtja dhe gjatë gjithë fundjavës, presidenti në largim është këshilluar disa herë përmes takimeve në Zyrën Ovale, ose përmes telefonit, me avokatin Sidney Powell, ish-Këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn, ish-strategun e tij politikanin Steve Bannon, këshilltarin e tregtisë Peter Navarro dhe ish-CEO-n e faqes në internet të tregtisë “Overstock.com”, Patrick Byrne.

Janë këta që kanë nxitur Trump, së bashku me Rudy Giuliani-n duke drejtuar gishtin drejt këshilltarëve zyrtarë të presidentit si shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows ose këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipollone. Ndërkohë, në Facebook, ka nga ata që po organizojnë një “Ditë Inaugurimi” alternative dhe në të njëjtën kohë me atë zyrtare të 20 janarit, për të filluar atë që përshkruhet si mandati i dytë presidencial i Trump.



Lexo edhe : Hakeri shqiptar vodhi Bitcoin me vlerë 500 mijë euro / Tre shtete europiane i vihen pas