Ka dalë pronari i tokës, përmbarimi “zbarkon” sërish te Cirku Kombëtar

237
Sigal

Zyra e Përmbarimit ashtu siç ishte lënë afati, ka mbërritur sot më ( 20 tetor ), tek Cirku Kombëtar, për të ulur çadrën dhe për të bllokuar aktivitetin.

Cirku Kombëtar gjendet në një situatë serioze dhe rrezikohet të prishet, për shkak se ka dalë pronari i tokës ku ndodhet e vendosur çadra e madhe dhe kërkon që ajo të zhvendoset duke bllokuar aktivitetin e artistëve.

Aktualisht tek Cirku ka shfaqje dhe janë të pranishëm, shumë fëmijë. Kjo është e disata herë që përmbarimi shkon tek Cirku Kombëtar për të ulur çadrën.

Toka ku është ngritur çadra e Cirkut, rreth 1073 metra katror i janë njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014.

Prej asaj kohe çështja nuk ka marrë zgjidhje ndërkohë që artistë e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës.