Për Partinë e Lirisë, harta e re territoriale, e cila parashikon shkrirjen e 15 bashkive, vetëm sa do të prodhojë konflikt, duke cenuar kështu Kushtetutën, Kartën Evropiane dhe vetëqeverisjen e komuniteteve.Në një deklaratë nga selia e PL, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi tha se përmes hartëës së re territorial, Edi Rama ka vendosur t’i shpallë luftë vetëqeverisjes vendore përmes një projekti që cenon rëndë parimet kushtetuese të decentralizimit dhe autonomisë lokale.Sipas tij, dy draft nuk synon përmirësimin e pushtetit vendor, por ridizenjimin e hartës administrative për interesa politike dhe elektorale të mazhorancës.Ky projekt është qartësisht antikombëtar, shpopullues dhe shkombëtarizues, që thellon dështimin e reformës territoriale të vitit 2014, godet identitetin, historinë dhe të drejtën e komuniteteve shqiptare për t’u vetëqeverisur, që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe standardet evropiane të vetëqeverisjes vendore.




















