BE konfirmon kolapsin e drejtësisë, boll më me propagandë, të dalin përgjegjësit e kapjes

77
Sigal

Nga Petrit Vasili

Në raport progresin më të fundit ka fakte shumë të rënda, që tregojnë se drejtësia e kapur dhe e kolapsuar po dëmton shumë rëndë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Ja çfarë thuhet ne Raport Progresin më të fundit:

‘Efikasiteti i sistemit gjyqësor është cënuar nga procedimet e zgjatura, nga vendimet e pakta që janë dhënë dhe nga dosjet e shumta që mbeten pezull. Gjykatat e Apelit kanë një numër shumë të madh çështjesh të trashëguara dhe vakanca të shumta gjyqtarësh, me vetëm 40 gjykatës në detyrë nga gjithsej 78 që duhet të ishin.

Kohëzgjatja mesatare për një çështje në apel është 998 ditë për çështje të kriminalitetit dhe 1742 ditë për çështjet civile dhe ato administrative.

Gjykatat me më shumë dosje të mbetura pezull janë Gjykata e Lartë dhe ajo Administrative e Apelit. Kjo e fundit ka 15 mijë e 178 çështje pezull, nga të cilat 7 mijë e 463 janë më të vjetra se dy vjet. Gjykata e Lartë ka numrin më të madh të çështjeve pezull, gjithsej 36 mijë e 288 çështje nga të cilat 27 mijë e 843 presin prej më shumë se dy vitesh’.

Të vërtetat tronditëse për Reformën në Drejtësi kërkojnë me urgjencë një analizë të thellë, një skaner të vërtetë, ku të dalin përpara popullit shqiptar përgjegjësitë e Ramës dhe të rilindjes për bllokimin e qellimshëm të saj.

Kapja e drejtësisë nga Rama e rilindja,  pandëshkueshmeria dhe asfiksimi real i saj është ky realiteti shumë i hidhur për qytetarët!

Propaganda histerike e qeverisë vetëm po shton zemërimin dhe indinjatën sepse faktet ulërijnë.

Rreth 60 milion euro janë shpenzuar vetëm nga BE pa llogaritur këtu milionat e shpenzuar nga SHBA dhe nga vetë qeveria shqiptare pasi fatura financiare rëndohet shumë…!

Rezultati është i hidhur dhe zhgënjyes për qytetarët.

Vetë protagonistët pohojnë kolapsin e drejtesisë. Ja çfarë thonë:

Naureta Llagami Kryetare e KLGJ :

‘Dua të pasqyroj këtu që situata në sistemin gjyqësor, ne nuk jemi krenar, është shumë e vështirë.

Situata sot në Gjykatën e Apelit është shumë problematike. Gjykata e Apelit është thembra e akilit. Nga 75 gjyqtarë që duhet të ofrojnë shërbimin, 25 gjyqtarë ka’.

Olsian Çela Prokuror i Përgjithshëm thotë:

‘Situata në disa nga prokuroritë e vendit është mjaft e renduar për shkak të avancave që krijohen.

Në vjeshtë kjo situatë do të rëndohet edhe bëhet më e vështirë. Rrezikojmë që stoku i dosjeve të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturimit.

Krijimi i SPAK si prokurori më vete ka krijuar dualitet brenda organit të akuzës. Rekomandimet e qeverisë i përcillen prokurorisë së përgjithshme por kjo nuk ka asnjë kompetencë mbi SPAK-un.

Sot prokurorët shqiptarë punojnë në kushte primitive. Gjithçka me letër, gjithçka në dosje fizike. Suksesi në këto kushte është i pamundur’.

Arben Kraja Drejtuesi i SPAK-ut thote:

‘Hetuesi janë nga 10-15 në një ambient të përbashkët. Për të mos harruar problemi pagave, ku e gjithë struktura nuk e merr pagën e plotës sikurse e parashikon ligji’.

Vitore Tusha Kryetare e Gjykates Kushtetuese:

‘Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushtetuese, ka kufizuar punën e saj’.

Ulsi Manja Ministër i Drejtësisë:

‘Aktualisht, janë vetuar 450 gjyqtarë e prokurorë, 60 % e të cilëve ose janë larguar, ose janë dorëhequr nga sistemi, një shifër e paprecedent kjo në lëmin e drejtësisë shqiptare’.

Por skaneri i reformës ne drejtësi tregon qarte se problemet janë shume me te renda:

1. Dhjetëra mijëra dosje kanë mbetur pa u trajtuar që nga Gjykata e Lartë me 36 mijë dosje e deri te gjykatat e të gjitha niveleve ku mbi 70 mijë të tjera janë bërë stivë.

2. Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg ka dënuar pak dite me pare për një çështje me gjobe deri ne 5 mije euro qeverinë shqiptare për vonesat disavjeçare ne gjykim.

Mendoni qe ja dhjetëra mijëra çështje e ka mjaft prej tyre qe kane me shume se 5 vjet qe presin dhe ky precedent i Strasburgut mund te shkaktoje një dënim me dhjetëra milion euro

3. Në pesë vitet e fundit, volumi i punës ne gjykata është rritur nga dyqind në dymijë dosje për çdo gjyqtar, ndërsa koha mesatare e zgjidhjes së një çështjeje është rritur mesatarisht nga 180 ditë në 730 ditë.

4. Asnjë strategji nuk u hartua për të zgjidhur kolapsin total të Sistemit Gjyqësor në të gjitha nivelet, ku mungesat në personel janë kritike.

5. Afatet kushtetuese të Reformës në Drejtësi1 të votuar në 21-22 korrik u shkelën të gjitha dhe asnjë përgjegjësi nuk ka dalë për këtë, por përkundrazi e kanë kthyer Kushtetutën në një letër pa vlerë.

6. Dhjetëra ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, pa konsultim me Komisionin e Venecias, vetëm me nisma të njëanshme të qeverisë dhe janë miratuar nga një parlament jolegjitim dhe njëpartiak.

7. Nepotizmi politik rilindas me vëllezër e motra e kushërinj te ministrave ne emërimet e anëtare te Komisioneve te vetingut është fakt dhe shkak për mosbesimin ndaj vlerësimeve te tij.

8. Konkurrimi për vendet e reja në sistemin e drejtësisë ishte fiktiv, pa garë dhe pa numrin minimal të konkurrentëve për çdo post, duke bërë kontrollin e plotë të procesit nga Rilindja, duke ulur dukshëm cilësinë dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

9. KED u bllokua për një kohë të gjatë në dhunim të Kushtetutës dhe ligjit me qëllimin e vetëm, atë të kapjes së tij nga Rilindja.

Shorti i hedhur nga Kryetari i Parlamentit Meta u pengua nga Rilindja edhe nga ndërkombëtarët duke lënë qëllimisht vendin pa Gjykate Kushtetuese për tre vjet rresht dhe ende sot të paplotësuar.

10. Gjatë procesit të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese u vërtetua tentativa mafioze e kryetarit të KED, Dvoranit për të rrëmbyer anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që ishin kompetencë e Presidentit.

11.  Vetingu u katandis në një Inspektorat të Deklarimit të Pasurisë dhe asgjë më shumë. Funksionoi me standarde të dyfishta dhe u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit që shprehej:

‘vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vetingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos pasur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale’, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

12. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë sot pa numrin e plotë të funksionimit të tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

Deri tani i vetmi ‘ sukses’ i reformës është kapja e saj nga rilindja.

Çdo dite propagande me tej po rrënon thuajse pa kthim drejtësinë dhe po dëmton shume rende interesat e qytetareve, te biznesit dhe te vendit.

Boll më me propagande!