Arrestohen “të fortët” e Bllokut, kërcënuan e ofenduan policinë

177

Bien në prangat e policisë dy persona, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bërë veprime të pakontrolluar në zonën e Bllokut duke mos iu bindur policisë dhe duke i ofenduar e kundërshtuar fizikisht.

Të arrestuarit janë K.RR., 28 vjeç dhe R.P., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Këta janë arrestuar nga forcat shqiponja pasi rreth orës 02:20 të mëngjesit të sotëm kanë kundërshtuar me veprime fizike, fyer e kërcënuar punonjësit e Patrullës së përgjithshme të Komisariatit nr 2 duke i penguar ata për të mos kontrolluar makinën në të cilin qarkullonin, pasi kishin bllokuar rrugën dhe po bënin veprime të pakontrolluara ne zonën e ish Bllokut .

Materialet i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane, për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në bashkëpunim”.