SKANDAL/ Kompania “ONE” nuk lëshon fatura tatimore për klientët, qytetari: Jeni hajdutë!

18
Sigal

‘ONE’ Telecommunications’ përfshihet nga skandali në skandal dhe askush nga autoritetet nuk e gjobit për shkeljet që kjo kompani bën çdo ditë dhe më shumë në dëm të qytetarëve.

Kompania e telefonisë celulare ‘ONE’ është shndërruar në një grabitëse e qytetarëve shqiptarë përmes faturave. Një qytetar denoncon në JOQ, mënyrën si punonjëset e kësaj kompanie nuk i lëshojnë faturë tatimore klientëve që rimbiushin telefonin.

Siç mund ta dëgjoni në videon më poshtë punonjësja “kërcënon” qytetarin se nuk i ofron shërbim nëse ai kërkon faturë tatimore.

“Tagrambledhësit” tatimorë të qeverisë bëjnë terror me gjoba ndaj çdo biznesi të vogël duke u munduar t’i kapin në befasi familjarët e vetëpunësuar që lodhen për një ‘kafshatë bukë’, kurse kompani të mëdha nuk kanë asnjë kontroll madje punonjësit e tyre arrijnë të kryejnë pa frikë evazion fiskal duke mos deklaruar të ardhurat që fitojnë.

Përplasja mes qytetarit dhe punonjës së kompanisë “ONE”:

Qytetari: “Jeni kokrra e hajdutëve, unë blej diçka përse nuk marr faturë tatimore? Prandaj vidhni juve sepse nuk jepi faturë, ju vidhni dhe nuk jepni faturë, ju jeni hajdutë.

Punonjësja e kompanisë “ONE” ‘kërcënon’ qytetarin: “Nëse doni faturë nuk bëhet rimbushja, më vjen keq mund t’i merrni lekët.”

Qytetari: Si nuk bëhet rimbushja moj? Ju jeni hajdutë…”/JOQ