Qemal Berhami, është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se ka qenë banori që ka vënë zjarrin në Krujë.
73-vjeçari rezulton banor i lagjes ‘Abaze’, zone e cila ishte mjaft e rrezikuar nga flakët mbrëmjën e së shtunës, ku sipas informacioneve ai e ka ndezur zjarrin për të djegur bar, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe era i ka përhapur drejt zonave të banuara.
Sipas kryepolicit Skënder Hita, autori i dyshuar do të dalë para prokurorisë.
Aktualisht situata është stabillizuar dhe zjarri është vënë nën kontroll, po punohet vetem per shurajen e nje vatre ne nje zone malore.



















