Deputetja Luarasi: Demokracia duhet të jetë mburoja jonë

Deputetja dhe anëtarja e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik dhe Dezinformimin, Iris Luarasi, deklaroi më herët  se dezinformimi dhe manipulimi i informacionit nuk nisin me ndërhyrje të drejtpërdrejta, por shpesh me qytetarë që shpërndajnë narrativa të rreme duke besuar se po përcjellin të vërtetën.

Gjatë fjalës së saj në Panelin II “Shqipëria, zgjerimi dhe FIMI: cenueshmëritë, gatishmëria dhe përgjigjet praktike”, pjesë e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për luftën kundër Manipulimit dhe Ndërhyrjes së Huaj në Informacion (FIMI), Luarasi solli shembuj të materialeve të manipuluara që qarkullojnë në hapësirën online.

Sigal

“Manipulimi nuk nis me ushtarë, siç u theksua në këtë takim, por nis me qytetarë që mendojnë se po thonë të vërtetën”, tha Luarasi.