Eurobondi 650 milionë Euro, reagon Basha: Shqipëria e zhytur në borxhe kurse Rama mburret se merr borxh të ri

252
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, për marrjen e një borxhi të ri. Sipas Bashës, vetëm Rama mund të mburret se po merr një borxh të ri.

Postimi i Bashës

Shqipëria e zhytur në borxhe kurse KM mburret se merr borxh të ri!!! Me nivel borxhi 74%, me detyrime të prapambetura 600 mln euro, me koncesione abuzive 2,2 mld euro dhe me krizën më të thellë ekonomike me rënie 9%, sot mburret se po i shton çdo shqiptari edhe një barrë të re!‬

Ka ardhur koha për ta larguar RAMAVIRUSIN që e zhyti ekonominë në krizën më të thellë, që mbylli bizneset, shpunësoi e largoi shqiptarët. Ka ardhur koha për të parë përpara dhe për ta bërë Shqipërinë vend normal e të zhvilluar.