Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtarja e njohur

347
Sigal

Bonnie Pointer, e njohur si një nga artistet e grupit “Pointer Sisters” ka vdekur në moshën 69-vjeçare, sipas një raportimi të Fox News.  Shkaku i vdekjes së saj thuhet të jetë një arrest kardiak, sipas Roger Neal.

“Është shumë e vështirë që unë duhet t’u njoftoj fansave të The Pointer Sister se motra ime, Bonnie vdiq sot në mëngjes. Familja jonë është e shkatërruar, në emër të vëllezërve dhe motrave të mia dhe të gjithë familjes Pointer, ne kërkojmë lutjet tuaja në këtë kohë”, tha Anita Pointer.

Anita përmendi që Bonnie ishte ‘shoqja më e mirë’, duke thënë se ‘kurrë nuk kishin pasur luftë në jetën e tyre’. “Ajo ka filluar të më mungoj që tani, do ta shoh përsëri një ditë”, vazhdoi ajo.

Bonnie dhe motrat e saj arritën famë të madhe në vitet e ’70 dhe ’80 me hitet e tyre si: “I’m So Excited dhe “Jump” (For my Love). ‘The Pointer Sisters’ kanë fituar tre ‘Grammy’ dhe ka fituar dhjetë nominime.

 

ImageImageImage