Fedez në një lidhje të re?

13
Sigal

Fedez është fotografuar në Kaliforni, ku shkoi për Coachella, i shoqëruar nga Giulia Ottorini, e njohur si influencuese në Itali. Fotot që u shkrepën i tregojnë ata teksa ecin bashkë dhe qeshin jashtë një qendre tregtare. Kaq u desh që rrjeti të dyshonte se reperi ka nisur një lidhje të re, sidomos pasi konfirmoi ndarjen nga Chiara Ferragni.

Fedez në një lidhje të re?

Pak pasi fotot u publikuan, Giulia publikoi një video në TikTok, ku dëgjoheshin fjalët: “Kur ke një lidhje sekrete, por ajo të përshëndet në publik. Çfarë ankthi”.

Fansat nuk deshën më shumë komente për të menduar se video u bë për fotot në fjalë, por Ottorini i hodhi poshtë zërat. Kur u pyet kush është lidhja sekrete e saj, ajo deklaroi: “Asnjë person i famshëm”.

Fedez në një lidhje të re?

Fedez në një lidhje të re?

Më pas mediat zbuluan se Fedez dhe Giulia nuk ishin vetëm në Coachella, por me një grup të përbashkët miqsh. Ata nuk kanë postuar në rrjete sociale bashkë, por nuk u shpëtuan paparacëve.