Analizë/ Zyrtarët tanë kanë bërë aq gjynahe sa tremben të japin dorëheqjen se e dinë çfarë i pret, ata nuk i sheh në punë, por shëtisin me avionë në gjithë qiejt e botës, ku hanë dhe pinë në lokalet më luksoze. Po shohim se si ministrat tanë bëjnë vjedhje në mes të ditës, qejfe gjatë natës, madje edhe arratisen, ndërsa sekretaret e tyre fshehin milona në tubat e kondicionerëve, dhe qytetarët po shtrëngojnë rrypin dhe marin para borxh të operohen. Gjatë këtyre viteve, klasa politike dhe drejtësia shqiptare ka mësuar vetëm të vjedhë, pa i hyrë gjemb në këmbë
– Po shohim se ministrat tanë bëjnë vjedhje në mes të ditës dhe qejfe gjatë gjithë natës.
-Qveritarët tanë kanë bërë aq gjynahe sa tremben të japin dorëheqjen se e dinë çfarë i prêt.
-Ministrat dhe drejtorët e qeverisë Rama nuk i sheh në punë, por shëtitje me avionë në gjithë qiejt e botës, ku hanë dhe pinë në lokalet më luksoze të Dubait.
– Sekretaret e ministrave fshehin milona në tubat e kondicionerëve kur populli po shtrëngon rrypin.
-Nuk ka nodhur dhe nuk ndodh kurrë në një vend të ashtuquajtur demokratik që disa minsitra dhe drejtorë me radhë të kapen me vjedhje miliona eurosh dhe Kryeministri të rrijë i qetë
– Gjatë këtyre viteve, klasa politike dhe drejtësia shqiptare ka mësuar vetëm të vjedhë pa i hyrë gjemb në këmbë.
– Merkel ndryshonte nga kryeministri dhe ministrant tanë, ajo shkonte në supermarket me makinën personale si gjithë qytetarët.
-Ndërsa kryeministrat tanë lëvizin me 8 bodigardë dhe me makina antiplumb, sikur drejtojnë Kinën dhe jo Shqipërinë me 2 milionë banorë.
Agron Shkëmbi
Nga shtypi dhe KLSH shohim çdo ditë se në çfarë situate ndodhet Shqipëria. Vjedhje në mes të ditës dhe qejfe gjatë gjithë natës. Ministrtat dhe drejtorët e qeverisë Rama nuk i sheh në punë, por shëtitje me avionë në gjithë qiejt e botës, ku hanë dhe pinë në lokalet më luksoze të Dubait, kur populli po shtrëngon rrypin. Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh kurrë në një vend të ashtuquajtur demokratik që disa minisitra dhe drejtorë me radhë të kapen me vjedhje miliona eurosh dhe Kryeministri të rrijë i qetë dhe të mos japë dorëheqjen. Të gjithë shohim lajme kur një kryeministër, apo ministre në vendet Skandinave pi një gotë verë tepër apo bën pushime modeste por të dyshuara dhe bëhen prezente në shtyp, të nesërmen jepet dorëheqja. Ndërsa tek ne shihet qartazi si drita e diellit se ministrat e rinj të Edi Ramës kanë një pasuri përrallore dhe askush nuk merr mundimin t’u thotë: Rruga juaj për në zyrat e shtetit është e ndaluar! Po e shohim gjithnjë e më qartë se çfarë na pret me këtë klasë politike që kemi. Një klasë politike, pa asnjë fije morali, siç na del nga debatet pa fryte në parlament. Për ne, shumicën e shqiptarëve që po vuajnë gjithnjë e më shumë nga varfëria, sa kemi mësyrë për të ikur ku të mundemi, nuk dëgjuam asnjë fjalë për varfërinë që na ka pllakosur.
Thjeshtë, për ne askujt nuk i bëhet vonë.
Sepse sot në krye të punëve, ne shqiptarët, kemi lloj lloj maskarenjsh, që vetquhen me një të rënë të lapsit “politikanë”, ndërsa nuk u bëhet vonë se në ç’derexhe na kanë zhytur, ne shumicën e shqiptarëve. Bile, asnjë prej tyre nuk tha asnjë fjalë as për studentat, që të paktën po përpiqen të zgjojnë nga gjumi shqiptarët, t’u instalojnë ndjenjën e protestës, që në këtë vend, ende vazhdon të mbetet e vdekur. E vdekur te shqiptarët, që po shfrytëzohet në maksimum nga kjo hale – klasë politike, së cilës po ia shohim çdo ditë sherrin ne shumica e shqiptarëve. Është grotesko – tragjike për ne shqiptarët, më të varfërit e Evropës që mbajmë me paga milionëshe, lloj lloj malukati, që nuk shkon një ditë në punë për afro 6 muaj. Ndërsa edhe kur shkon nis e shahet e çirret, sa për të na treguar se është një budalla e gjysmë. Është për të qeshur, po budallallëku e kap gjithnjë kur është në opozitë. Ndërsa në pozitë është i qetë, sepse ka me çfarë të merret. Kështu ka ndodhur te ne dje, kështu po ndodh edhe sot. Aq sa na duket tashmë ne shqiptarëve se, e gjithë klasa politike e jonë na është budallallëpsur sa herë kalon në opozitë. Moçali që ka krijuar kjo klasë politike është vështirë të thahet në një kohë të shkurtër. Bile, as për shumë kohë. Gjithçka mund të ndryshojë, vetëm nëse ne shqiptarët do të mundemi ta flakim në gropën e harresës këtë hale – klasë politike. Përndryshe, ditë edhe më të vështira na presin. Është bash kjo arsyeja që nuk duhet të heshtim më. Seepse kjo klasë politike, mjaft është tallur me ne. Sa na ka bërë të braktisim edhe trojet stërgjyshore. Edhe të tallet me ne se gjoja jemi më të lumturit e këtij kontinenti plak. Pak vite më par ë ish Kryeministri Sali Berisha nbë thoshte me krenari se, ia kalonim të gjthëve në Evropë, vetëm Gjermania ishte para nesh për pak gjë. Është për të qeshur po, këtë vit i erdhi radha ministrit të financave të tallej pak me ne. Ai na tha me plot krenari se, rritja ekonomike e jonë është disa herë më e madhe në krahasim me vitin 2013. Për gjithë këtë rritje, ne duhet vetëm të brohorasim. Po zëri na meket, kur shohim magjen që e kemi bosh. Politikanët tallen, ndërsa na artikulojnë tregues të tillë idioteskë, ne shqiptarët vetëm varfërohemi. Dhe deri më sot, zëri vetëm na meket. Edhe pse kanë kaluar afro 30 vjet nga fillimi i erërave të demokracisë, ne shqiptarët kemi mbetur në tranzicion. Një tranzicion që po na duket i përjetshëm. Gjatë këtyre viteve, klasa politike dhe drejtësia shqiptare ka mësuar vetëm të vjedhë pa i hyrë gjemb në këmbë. Ne shqiptarët pak kohë më parë u çuditëm kur kancelarja gjermane Merkel, ndërsa nuk rikandidoi për të drejtuar edhe në të ardhmen Partinë e saj, mbi 1000 pjesëmarrës e duartrokitën për minuta të tëra dhe e uruan: “faleminderit Merkel”. Një përshëndetje që iu drejtua nga mbarë Gjermania e kthyer sot në një fuqi botërore. Fatmirësisht edhe një mike e mirë e shqiptarëve. Por Merkel ndryshonte nga kryeministri dhe ministrat tanë. Ajo shkonte në supermarket me makinën personale si gjithë qytetarët. Ndërsa kryeministrat tanë lëvizin me 8 bodigardë dhe me makina antiplumb, sikur drejtojnë Kinën dhe jo Shqiprinë me 2 milionë banorë.
Po në Shqipërinë tonë ?
Vetë politikanët dinë vetëm të shajnë me libër shtëpie njëri tjetrin. Janë aq të paturpshëm sa edhe pagën e duan të plotë edhe kur nuk shkojnë në parlament, madje sa fillon viti i ri parlamentar gjënë e parë rrisin rrogat e tyre. Madje ata marrin edhe shërbime, apo pagesa ekstra si makina, dieta, telefona etj, etj. Natyrisht në këtë Shqipëri vetëm idiotizma të tilla po prodhon ky trazicion demokratik që po zvarritet prej afro 30 vitesh duke varfëruar shqiptarët dhe duke pasuruar një grup oligarkësh të pashpirt. Tashmë ne shqiptarët e dimë se, politikën e kanë mbërthyer monstra të çuditshme që po na çojnë në mënyrën më të paskrupullt drejt një varfërie ekstreme, po na çojnë nga humbja në humbje. Pavarësisht çfarë u themi ne, pavarësisht e dinë mirë se nuk duam t’ua shohim surratin, ata nuk dinë të japin dorëheqje. Bile as u shkon mendja në një zgjidhje të tillë. Sepse vetëm kështu i shpëtojnë ndëshkimit të merituar. Qoftë edhe për vjedhjen e paskrupullt, që i kanë bërë pasurisë kombëtare, Apo qoftë edhe për ngritjen e një pushteti krejtësisht familjar, sa te miqtë tanë të mirë nëpër botë kanë krijuar mendësinë se, “shqiptarët nuk dinë të vetqeverisen”. Ne shqiptarët, tashmë gëzohemi, nëse marrim vesh se, një politikan ka dalë nga rradha, është larguar vetë nga politika. “Shyqyr! U largua një hajdut, ta shohim se cili do ta zejë vendin e tij”,- themi ne të lodhur e të stërmunduar. As Vettingun nuk e duan. Sepse e dinë mirë se çfarë malli janë. Iku dhe një ditë e mbushur me të sharat e politikanëve. Edhe sa të tilla do të ikin për ne shqiptarët që vazhdojmë të heshtim për maskarallëqet e kësaj klase politike që po vazhdon prej afro 30 vitesh të na tallë e të na përqeshë ?