Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronike.
Vendimi u mor për shkak se ish-ministri i Shëndetësisë Beqaj refuzoi të kryente pagesën prej 10 milionë lekësh.
Ilir Beqaj u “ngujua” dy ditë brenda institucionit të SPAK për të lexuar 602 fashikujt e dosjes së tij, ku ish-ministri është nën hetim për shpërdorim detyre lidhur me koncesionin e sterilizimit.
“Gjykata në këndvështrimin tonë mori vendim te drejtë”, u shpreh ish-ministri pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.