Jo vetëm aktor, habit Jackie Chan. Ja surpriza e tij për fansat…

449
Sigal

Legjenda e filmave Jackie Chan ka sprovuar edhe një fushë tjetër përveç aktrimit.

Chan është shfaqur para fansave edhe si këngëtar. Ai promovoi albumin e tij të ri me një performancë live në Tajvan.

Ylli prezantoi të mërkurën albumin “I Am Me”. Albumi përmban këngë që i kushton familjes, miqve dhe anëtarëve të ekipit të Jackie Chan, Stunt Team.

“Ky album përmban këngë që praktikisht, janë rrefime të jetës sime. Janë këngë për njerëzit që kam dashur, për ata që janë larguar dhe që s’do ti shoh më kurrë, këngë të kushtuara tim biri e ndonjë gabimi të tij, këngë që i tregojnë atij se nuk duhet të dorëzohet. Unë i këndoj gjithashtu edhe gruas sime, babait e nënës, fansave të mi, miqve, paqes dhe dashurisë universale,”-tha Jakie Chan.

Aktori, i cili është i njohur për rolet në filma, tha se ishte shumë i emocionuar të këndonte disa këngë nga albumi.