Ndër vite jam rritur shumë
Kohën kam dasht ta ndal
Ëmbëlsinë e viteve të risjell
Portat e zemrës të çel!
Belbëzimet e fëmijës që thërret
Të qarat e nënës kur e pret
E pastaj babën me ballin rrudhash
E djersët si ujvarat e rëke ujrash!
Gjyshen e kërrusur gjerë në gju
Shkarpat ngarkuar hë atje e hë këtu
Gjyshi bastunin mban në dorë
“Çupa e gjyshit nxito se u bë vonë”
Akrepat vërtiten me shpejtësi
Sot mam’ e bab’ kanë ik në mërgim
E gjyshi që më thoshte të nxitoja
Iku e s’u kthye se ashtu donte koha!
E ritur jam unë ndër vite
Fëmijët ngadalë shikoj të rriten
Portën e hekurt që rrinte e hapur
Sot e ndryshkur e bastunin që rri varur!



















