Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Sabrie Selimaj

310
Sigal

ZEMËROHUNI NJËHERË TË SHKRETËN
`
Si kallirin e misrit na zhveshën
Pikë gjaku më s`na ka mbetur,
Brekgrisurit, u lartësuan
Të ndershmit u turpëruan
`
Zhveshën vatanin lakuriq,
Të gjitha i morën për vete,
Shpërndan, ç`mbeti ndër miq,
Me përsëri, lepe – peqe?
`
Po zemërohuni, njëherë të shkretën!
S`është zgjidhje, as heshtja, as arratia,
Ndër vite e pamë ç`molloisën
Pushteti dhe drejtësia ?

`

KAM FRIKË…
*
Sa kohë do qëndrojmë shpresuar,
në mjegullën e fjalëve pa-bereqet,
mbase një gjë e keni harruar
mjegulla largohet, kur dielli troket,
*
Kam frikë, se shumë gjëra të tjera
ju mbajnë peng, s`ecin dot përpara
ndonjëherë më vjen t`u qaj me “oiiiii”
kur krekosi me ”arritjet” përralla
*
Frika, ju bren gjerë në kock, e di,
se frika ka lindur përpara njeriut,
ulërimat tuaja më kallin neveri
raliteti është trasparent në tërsi.
*
Hijes së vet njeriu, si ikën dot,
deti s`kalohet po s`dite not,
ethet për pushtet sa vin e shtohen
nga lukset e tepërta sytë errësohen,
*
Fjalëve të tepërta vërtetë u doli boja,
ulërimat tuaja prapa lënë pasoja
doni, apo s`doni, koha u`la zbuluar,
Kohëzgjatja në pushtet u ka testuar
*
Nuk e di përse, si vini gishtin kokës!
mendoni një çast, për njerëzit në nevojë,
Kur marrzitë kalojnë pragjet e kohës
Karvanin e çmendrurisë duhet të ndaloj,
*
Ca majtas ca djathtas,tokën po coptoni,
mjerimin në vatra si ushqim po shtroni
luksi nga djersa jonë, ju ka marrosur fare
nga bëmat tuaja, po qajnë fusha e male?