Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami – Ndodhi!

189
Sigal

Mē kērkoi t’i ndizja cigaren dhe iku

duke lēnē pas vetes pak parfum femēror.

Dhjetori nē çast u ngroh si korriku,

dhe në shesh s’kish më borē.

Nuk mē la kohē t’i hedh as sytē:

as qē tē nxjerr njē psherētimë.

Gjērat e bukura ndodhin befasisht,

s’kanē kohē tē zgjasin pambarim.

S’mē mbeti veç tē prek çakmakun,

qē u bë shkak pēr kētē takim.

Dhe ai patjetër si unē ndihej:

pēr kētē nuk kisha kurrē dyshim

dhe pse nuk kishte gjuhē tē fliste

unē e kuptova me njē sy,

pranē tij qēndroi njē vajzē e bukur,

dhe kjo pēr të ish njē magji!

Mē kērkoi t‘i ndizja cigaren dhe u zhduk

mbas një kthese,

duke lēnē tek unē njē parfum femēror.

Çakmaku gjeti çastin, kur se kisha mendjen

dhe m‘u ndez vetē nē dorē.