Tirana qyteti numër një për turizëm dhe pastërti

15
Sigal

Kryebashkiaku Erion Veliaj, merrë pjësë në ceremoninë pranë Liqenit të Farkës për e mbylljen e sezonit të mbjelljes të mbi 104 mijë pemëve. Nga tetori 2023 dhe deri më sot kemi dyfishuar sasinë e pemëve në Farkë, duke i dhënë qytetit të Tiranës gjysmen tjetër të mushkrisë

Pemët kanë dyfishuar parkun e Liqenit të Farkës, tek i cili shpresojmë të kemi më shumë aktivitete si këto, për t’u treguar njerëzve se i kemi dhënë qytetit gjysmën tjetër të mushkërisë.

Mes qindrave të pranishme Tirana festoi përmes një ceremonie të veçantë mbylljen e një sezoni tepër të suksesshëm të finalizura me mbjelljen e rreth 104 mijë pemëve. Ceremonia e mbajtur këtë të mërkurë pranë Liqenit të Farkës u hap nga Drejtoresha e Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Bashkinë e Tiranë, Julinda Dhamo. “Më lejoni që t’ju them se meritoni më shumë se një faleminderit! Kemi punuar 7-muaj bashkë, nga tetori i 2023 deri më tani. Sot festojmë ditën më të rëndësishme, atë që ne e bëjmë çdo ditë, që është Dita e Punëtorëve. Kemi qenë përditë në rrugët e qytetit, në të gjitha zonat urbane, nga Lapraka në 5 maj, nga liqeni i madh i Farkës në Prush, nga Shëngjergji në Pezë, nga Baldushku në Kombinat, domethënë kudo në Tiranën tonë.” Në ceremoninë e veçantë të mbajtur në Parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj falënderoi secilin prej donatorëve, që dhanë një dorë për shtimin e gjelbërimit.

“Sot kemi një park të jashtëzakonshëm në Liqenin e Tiranës. Ju kujtohet dita jonë e parë? Gjysma e parkut të liqenit ishte e zaptuar. Ato pemët e vogla, me të cilat talleshin këta, sot janë bërë tre herë sa unë, bëjnë hije, prodhojnë hijeshi, kanë dyfishuar Parkun e Liqenit të Tiranës dhe na kanë dhënë frymëzim, që pasi mbaruam atje, të kthehemi këtu në Farkë, ku ka mbaruar Parku i Liqenit të Farkës, pedonalja, ku shpresojmë të kemi më shumë aktivitete si këto të sotmet, për t’u treguar njerëzve se i kemi dhënë qytetit gjysmën tjetër të mushkërisë. Të rrish në studio e të japësh mend se në Tiranë nuk bëhet asnjë punë, pasi je bërë llucë në kazino, është kollaj. Nga divani të gjithë janë mjeshtra, tregojnë edhe si qeveriset bota, planeti dhe universi. Të dalësh në rrugë me fshesë, me lopatë, të sigurohesh që krasitet, që pastrohet, t’i rrish punës tek koka, ky është heroizmi i shekullit ku jetojmë dhe këta janë njerëzit, heronjtë tanë të punës. Ka shumë njerëz që më thonë: ‘O kryetar, te lagjja jonë, poshtë ballkonit tim, duhet të vijë pak më shpesh pastrimi!’ Unë jam mik me kryetarin e bashkisë së Vjenës, por në Vjenë nuk ka pastruese që rri poshtë ballkonit. Jam mik me kryetarin e bashkisë së Parisit, por nuk ka pastrues poshtë ballkonit atje. Ka pastrues në rrugët kryesore të Parisit, por jo poshtë ballkonit, poshtë pallatit tënd. Jam mik me kryetarin e bashkisë së Barcelonës, Londrës, Firences, Milanos, Athinës, Stambollit, por vetëm ne e ofrojmë një shërbim të tillë. Ky park quhet Parku Helen, sepse pemët i ka sjellë ambasada greke; atje më tej është Parku Polak, atje Parku Ukrainas. Shoh ndonjëherë këta analistët në darkë dhe them: Po mirë, vjen ambasadori i Ukrainës nga dy mijë kilometra larg, një vend që është në luftë dhe merr lopatën të mbjellë një pemë. dhe se e kapin ndonjëherë lopatën këta që shohin vetëm zi dhe vetëm keq. I zë lopata, i trullos lopata, nuk dinë si të orientohen, e kanë alergji lopatën. Qytetar të bën mënyra se si sillesh, jo certifikata e lindjes” tha Veliaj, teksa i ftoi qytetarët të tregohen bashkëpunues dhe të ruajnë mjedisin. Në fund të aktivitetit u shpërndanë edhe certifikata për donatorët.