Lu: Byroja e Hetimit do të arrestojë “të paprekshmit”

446
Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë shqiptarë që të mos e përdorin debatin për krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për arsye politike, por ta miratojnë atë sa më shpejt, si pjesë e reformës në drejtësi.
“Udhëheqësit politikë po e përdorin debatin për arsye politike. U kërkoj atyre që të bien dakort që BKH është institucion jetik për antikorruopsion. Një institucion i mbështetur nga FBI amerikane , i pavarur dhe llogaridhënës. U kërkoj atyre që të dallojnë që ky institucion duhet të krijohet në të njëjtën kohë me reformën në drejtësi,” tha Lu në një takim për “qeverisjen e hapur”.
Kreu i diplomacisë amerikane deklaroi se Byroja Kombëtare e hetimit do të ndërtohet sipas modelit të FBI-së amerikane, për të cilën do të investojë vetë Amerika, qoftë nga ana financiare si edhe ligjore.
“Pse duhet të besojnë shqiptarët se këta policë do jenë përtej ndikimeve. Sepse SHBA do të investojë që ajo të jetë e tillë. Kemi vënë miliona dollarë mënjanë për të paguar pajisjet. Trajnimi i tyre do të bëhet në FBI. Një agjent i FBI do caktohet në Tiranë për të mbështetur krijimin e kësaj organizate. Të gjithë policët duhet të kalojnë përmes testeve dhe llogaritë e tyre bankare do mbikëqyren për të siguruar që ata nuk po marrin ryshfet,” tha ambasadori Lu.
Sigal