Shkarkimi i Besnik Muçit, reagon Presidenca: Turp, rikthehet skenari për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese

516
Sigal

Pas vendimit të dhënë nga KPA, që shkarkoi nga detyra ish-prokurorin Besnik Muçi, aktualisht anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i dekretuar e me pas i betuar te kreu i Shtetit, vjen reagimi i menjëhershëm nga Presidenca.

Postimi i Tedi Blushit:

ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!