Asim Canaj: Valët edhe vargjet, si nëna e bija, sebep që na mblodhi, shoqata ‘Labëria’

20
Sigal

-Nga aktiviteti i Shoqatës ‘Labëria’ Dega Sarandë-

Asim Canaj-kryetar i Shoqatës Labëria Dega Sarandë

Në muaj të mirësisë, kur prilli detin e zgjon, Shoqata e Labërisë, dega Sarandë organizoi më 20 prill 2024 takim kulturor artistik, me poetët lab të Sarandës e më gjerë. Ky aktivitet u krye në mirseardhje të sezonit turistik si një buqetë me lule më shumë në bregdetin Jonian. Materiali letrar  u ideua dhe u realizua nga poeti lab  Vladimir Korkuti. Për realizimin e këtij objektivi Kryesia e Shoqatës Labëria Sarandë bashkëpunoi me shkollen 9-vjeçare “ Shefqet Sulejmani” Qafë Gjashtë dhe me pushtetin lokal Sarandë. Takimi u prit nga artdashësit sarandiot, lab etj. Salla e bashkisë e tejmbushur priti  duartrokitje për recitimet poetike dhe këngët labe të grupeve polifonike Saranda, “Zëri i Bilbilit”, “Të Rinjtë e Delvinës” etj. Nxënëset si lule pranverore çelën koncertin duke u prezantuar me radhë, me vargje poetike të krijuara nga Vladimir Korkuti për këtë event.

Për realizimin e këtij objektivi Kryesia e Shoqatës Labëria Sarandë bashkëpunoi me shkollen 9-vjeçare “ Shefqet Sulejmani” Qafë Gjashtë dhe me pushtetin lokal Sarandë. Takimi u prit nga artdashësit sarandiot, lab etj. Salla e bashkisë e tejmbushur priti  duartrokitje për recitimet poetike dhe këngët labe të grupeve polifonike Saranda, “Zëri i Bilbilit”, “Të Rinjtë e Delvinës” etj.

E para – Të nderuar pjesëmarrës, të ftuar e miq poetë/ U mblodhëm në prill, kur lulja çel fletë./ Në qytetin pa male, po mbushur me det.

E dyta – Këtu ku shenjtorët zbritën atëherë. Dritë e diell ngjyen, porta e qemerë, thonë afër detit, muza paska lerë.

E treta –  Dritë, diell e det, tok rrijnë të trija/ Valët edhe vargjet, si nëna e bija/

Sebep që na mblodhi, shoqata ‘Labëria’.

E katërta – Ky qytet i vogël si dallga me shkumë. Pjell e rrit poetë, që vërshojnë lumë.Tok me hënën netëve, rrinë të pagjumë

Mandej moderatori uroj – Prilli a poetët e ndjellin beharë?/ Në ndihmë të turizmit të jemi ushtarë./ Për të gjithë qoftë, një sezon i mbarë!

Kryetari i Shoqatës Kulturore Atdhetare Labëria Sarandë , z. Asim Canaj përshëndeti të ftuarit: Kryetari i Bashkise Sarandë z. Oltion Caci, deputeten e Sarandës laben  znj.Anila Denaj, nënprefektin e Sarandës z.Krsitaq Kico , nënkryetarin e Shoqatës Labëria “ Nder i Kombit “ z. Berti Çela, Kryetarin e Këshillit Bashkiak Sarandë z. Asaf Stroka etj … Ndërkohë poetët u përshëndetën me poezinë: Mirse na urdhëruat o njerëz të penës… Ta ndezim beharin me dritat e skenës./ Të largojmë dimrat, thinjat pleqërinë,/ Mbledhur tok me këngën vargjet poezinë. Vazhdoi programi me grupin polifonik Saranda me këngën për të madhin Lefter Çipa, e cila u duartrokit gjatë interpretimit. Vijuan performimet për krijuesit poetët që kanë botuar libra, ku për çdo poet u lexuan nga dy poezi nga nxënësit e shkollës Qafë Gjashtë, të shoqëruara me vijën melodike të muzikantit lab  mjeshterit z. Zamir  Brinja. Le ta fillojmë me Konstandinin Voglin, nga Shën Vasili, me profesion piktor. Me penë e penel mori, dha e jep ngjyra, ka botuar 8 libra,  romane tregime, poezi e gjëagjëza.

Në fund të këtij aktiviteti poetik nga Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria u akorduan diploma: “Mirënjohje e Labërisë “ poetëve lab Zaho Vasili dhe Abaz Goxhaj. Mbas përfundimit të aktivitetit që u mikprit nga shikuesit sarandiot, Kryesia e shoqatës sipas traditës labe shtroi një drekë modeste me të ftuarit dhe grupet labe

Harrova që ishe pikturë! Ti ishe brenda kornizës si imazh,/ Kur dimrin desh ta pikturoja./ Dhe kur vesa u kthye në brymë…

Në vijim përshendeti grupi polifonik “Të Rinjtë e Delvinës. Interesant ishte poeti Abaz Goxhaj nga Golemi i Labërisë me profesion mësues që ka shkruar e shkruan në prozë e poezi ka botuar mbi katër libra.Vargjet i pjek në saç të erës në male, ngjyer në mall kurbeti.

Mëma labe:

Mademe floriri linde,/ Mëma jonë gjeraqinë./ Pranverë je e lule rrite,/ Na e bëre hallall gjinë… Poeti tjetër Veledin Korkuti, po nga Golemi i Labërisë me profesion ekonomist, ka botuar 4 libra vazhdon të shkruajë poezi, humor e skica. Në duelin e lapsit të tij vazhdon ai me mal e det. Deri tani kanë fituar malet dhe humori fin lab. dueli vazhdon dhe Veledini vazhdon të shkruaj.

S’shkruaj dot për detin/! Çapitem buzë detit i menduar./ Hedhur shikimin, tretur larg./ Dhe brenda valës së shkrumëzuar./ Gjurmoj një rimë, kërkoj një varg!

Në vazhdim  përshëndet grupi lab ‘Shqiponjat’ me një këngë labe. U vijua me dy këngëtarë rrace pas shoshoqit: i pari Ajet Duka, nga Bajkaj, Delvinë themelues dhe drejtues i grupit Kaonët me një jetë, mbi çerek shekulli, moshatar me këngën, vjen sot me librin e tij të parë: I dyti Xheladin Beqiri nga Bënça e Tepelenës me profesion mësues, i lidhur me këngën qysh herët, themelues dhe drejtues i grupit Shqiponja, shkruan e këndon për grupin dhe për më tutje…Mbas poezive të Xheladin  Beqirit, përshëndeti grupi “Zëri i Bilbilit” me një këngë labe. Poeti Zaho Vasili nga Mashkullora Gjirokastër, i lidhur qysh herët me artin e fjalës, autor i disa librave me poezi, drejtues kulture në qytet, vazhdon e shkruan për zogjtë, lulet fëmijët e abetaren, Sarandën e për dashurinë. Poeti  Pajtim Graçi nga Kolonja e Gjirokastrës me profesion okulist, shkruan pastër pa syze, për vendlindjen Sarandën, këngën labe e për dashurinë, autor i një libri me poezi.  Vjen në skenë Agron Mëma nga Golemi me profesion gazetar shkruan dhe poezi, ku brenda tyre ka det e lule malle trishtim, por dhe dashuri dhe si një kronik nuk i ndahet perëndimeve dhe agimit në Sarandë. U recituan edhe poezi të krijuesve lab Berti Haxhiu dhe Arben Nanaj. Në fund të këtij aktiviteti poetik nga Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria u akorduan diploma : “Mirënjohje e Labërisë “ poetëve lab Zaho Vasili dhe Abaz Goxhaj. Mbas përfundimit të aktivitetit që u mikprit nga shikuesit sarandiot, Kryesia e shoqatës sipas traditës labe shtroi një drekë modeste me të ftuarit dhe grupet labe. Në zhvillimin e këtij recitali pranveror, kontribut të veçantë dhanë Forumi i Kryesisë së Degës nënkryetare znj. Dafina Allkushi, nënkryetar z.Dritan Peçi, nënkryetar z. Rustem Duka dhe sekretari i Shoqatës z.Sinan Ahmeti .