Në qendër të përplasjes janë 34 milionë euro që KAYO ka shpenzuar nga buxheti i shtetit.
Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor është diskutuar në Konferencën e Kryetareve, pas pretendimeve të ngritur nga PD lidhur me aktivitetin e kompanisë, kjo edhe pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish zv. kryeministri Arben Ahmetaj, ku pretendohet për trafik armësh.
Mazhoranca socialiste ka rrëzuar kërkesën e PD-së për ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e kompanisë shtetërore KAYO, me pretendimin se nuk plotëson kriteret.Kërkesa u diskutua në Konferencën e Kryetarëve, ku kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, paraqiti argumentet e opozitës dhe kërkoi hetimin parlamentar të kontratave, përdorimit të fondeve publike dhe aktivitetit të kompanisë.
Në qendër të debatit janë 34 milionë euro që KAYO ka shpenzuar nga buxheti i shtetit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkoi gjithashtu sqarimin e marrëdhënieve të kompanisë me biznesmenin Ron Yeffet.“Kompania KAYO ka shpenzuar 34 milionë euro. Çdo shqiptar do të duhet të dijë se si i mori ato para miku i Edi Ramës, Ron Yeffet”, deklaroi Bardhi në mbledhjen me dyer të mbyllura.Bardhi pretendoi se institucionet kanë dhënë deklarata kontradiktore për aktivitetin e KAYO-s. Sipas tij, ministri i Mbrojtjes ka deklaruar se kompania ka prodhuar dhe shitur armë.






















