
Në Greqi, çmimi mesatar i naftës – gjithmonë sipas platformës ndërkombëtare – ishte 2.387 dollarë për litër; ky çmim ishte më i ulët se në Portugali, Itali, Belgjikë, Francë dhe Gjermani, por më i lartë se në Spanjë, Suedi, Kroaci, Serbi, Qipro dhe Bullgari.Shqipëria bie më së shumti në sy. Vendi, i cili sipas INSTAT-it kishte një pagë mesatare prej 92,150 lekësh, ose rreth 1,000 euro në muaj (880 euro neto) – renditet krah ekonomive të fuqishme si Singapori dhe Zvicra, duke e shitur naftën me 2.760 dollarë për litër.Ky është një nga çmimet më të larta në botë, ku Shqipëria renditet e teta në botë për naftën më të shtrenjtë. Për dijeni, Hong-Kongu kryeson listën me pothuajse 4.7 dollarë për litër.




















