Zhvillimi urban, marifeti për t’i falur klientëve të rilindjes 250 ha tokë në bregdet, në Durrës, Rrogozhinë e Divjakë

15
Sigal

2 ministri kanë hequr nga inventari 250 hektarë toka e pyje përgjatë vijës bregdetare, ndërsa qeveria me një vendim qarkullues të pa publikuar në Fletore Zyrtare, ia ka kaluar në inventar pronësor bashkive Durrës, Rrogozhinë e Divjakë. Motivi zyrtar i dhënies është deklaruar për gjoja “zhvillim urban lokal”, por faktikisht do t’u jepen personave që do nominohen, për të ndërtuar vila, pallate, hotele e resorte.

Në fillim të muajit shkurt 2024, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, hartuan një akt të përbashkët, për heqjen nga inventari i tyre, të disa toka e pyje dhe kalimin e tyre te pushteti lokal.

Sipas informacionit, këto 2 ministri kanë hequr nga inventari 250 hektarë toka e pyje përgjatë vijës bregdetare, ndërsa qeveria me një vendim qarkullues të pa publikuar në Fletore Zyrtare, ia ka kaluar në inventar pronësor bashkive Durrës, Rrogozhinë e Divjakë.

Bashkisë Durrës i janë dhënë 125 hektarë, Rrogozhinës i janë dhënë 50 hektarë, ndërsa Divjakës i janë dhënë 75 hektarë prona shtetërore, të gjitha në zonën bregdetare Durrës- Divjakë, të cilat nuk u janë dhënë për t’i zhvilluar në funksion të qytetarëve, por për t’ua dhënë privatëve.

Të gjitha parcelat, në total 125 hektarë, që i janë dhënë Bashkisë Durrës, janë në zonën Hamallaj- Lalëz- Golem; sipërfaqet që i janë dhënë Bashkisë Rrogozhinë janë në zonën e Spillesë, ndërsa sipërfaqet në Divjakë janë në zonën e vijës qendrore të bregdetit.

Mes tre bashkive që u janë dhënë këto toka e pyje, ndodhet Bashkia e Kavajës, së cilës nuk i kanë kaluar asnjë metër tokë nga inventari shtetëror, ngaqë kryetari nuk është i PS, fakt që vërteton qëllimin  pse u janë transferuar këto toka.

Motivi zyrtar i dhënies është deklaruar për gjoja “zhvillim urban lokal”, por faktikisht do t’u jepen personave që do nominohen, për të ndërtuar vila, pallate, hotele e resorte.

Ndërsa tre kryetarët e bashkive; Emiriana Sako e Durrësit, Edison Memolla i Rrogozhinës dhe Josif Goreja i Divjakës, do bëjnë formalisht procedurat e garës së projekteve dhe do shpallin përfitues, ato persona që do urdhërojë Babloku e sipas sipërfaqeve të paracaktuara prej tij.

Edhe për këtë 250 hektarë tokë bregdetare, pavarësisht se do jepen nga pushteti lokal, ato do dhurohen sipas modelit të investitorëve strategjikë bashkë me sipërfaqet e plazheve që do kenë përballë objekteve pa i dhënë asnjë qindarkë qira e fitim bashkive.

Ky është një marifet tjetër, me të cilin do justifikojë dhurimin e tokave të mbetura në bregdet, si vendime bashkiake e jo si vendime qeverie. /Pamfleti