Ambasadori i Marokut Sh.T.Z. Youssef Balla i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

561
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti në një takim, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Marokut, Sh.T.Z. Youssef Balla, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin Balla dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi nivelin e mirë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si dhe theksoi nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, përmes fuqizimit të dialogut politik e zgjerimit të kuadrit ligjor, më synim nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e në fusha të tjera me interes reciprok.

Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu rolin e Marrokut në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajonin e Mesdheut e më gjerë.