Boçi: Sadri Abazi ka nisur me urgjencë zhdukjen e abuzimeve në pallate, hoqi katet pa leje (FOTO)

521
Sigal

Për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në banesat dhe pallatet në Tiranë ka reaguar sërish PD-ja.

Luçjano Boçi shprehet se gjatë një inspektimi në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, aty ishte edhe Sadri Abazi, deputeti i PS-së.

“Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme. Pasi kishte hequr me shpejtësi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese,” shprehet ai ndër të tjera.

Reagimi:

KUSH DUHET TË HYJË NË BURG?

Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!!

Për njerëzit?

As mos e mendoni.

Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.

Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese.

Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën:
Kush duhet të hyjë tani në burg?!!

Pse lejohet zhdukja e provave?!
Kush ia dha lejen Abazit?!!
Po katet pa leje?!!

Po prokuroria ku është?!
Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij.

Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë.

Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.