Blendi Klosi/ Sekretari i Përgjithshëm i PS: Shtojmë me 3/4 numrin e delegatëve në Kongresin e Përgjithshëm, turi i diasporës dëshmi suksesi

18

Turi i Takimeve në Diasporë për të dëshmuar se çfarë kemi për të bërë në Shqipëri dhe ajo çfarë kemi propozuar për të bërë në kuadër të Shqipërisë 2030, turi i takimeve do të quhet “Krenarë për Shqipërinë”.

Sigal

Për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi diaspora do të jetë në fokusin kryesor të rienergjizimit të kësaj partie. Blendi Klosi tha se po punohet intensivisht për të realizuar votën e emigrantëve. “Partia Socialiste e Shqipërisë e ka shprehur qartë vullnetin e saj për votën e emigrantëve e kemi tashmë edhe në kodin elektoral edhe si parti e madhe, si parti që punon e përgatitet për të gjitha betejat që kemi në vazhdim edhe në kuadër të ri-energjizimit të gjithë jetës shqiptare. Ne do të jemi në një tur takimesh në Diasporë për të strukturuar bisedat me qytetarët tanë dhe për të dëshmuar se çfarë kemi për të bërë në Shqipëri dhe ajo çfarë kemi propozuar për të bërë në kuadër të Shqipërisë 2030, pra Shqipërisë Europiane nuk mund të bëhet pa kontributin e madh që japin edhe vëllezërit e motrat tona që jetojnë tashmë prej shumë vitesh në diasporë, që janë të rinj apo kanë krijuar familje atje, por që lidhja me Shqipërinë vazhdon të jetë shumë e fortë. Ne do të jemi në katër takime. I pari do të jetë në Athinë në datën 12 maj ku kemi ftuar tashmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë aty jo me ngjyra partiake por me ngjyrat kuq e zi dhe takimet në diasporë do të jenë të loguara si takime “Krenarë për Shqipërinë” pra duam që të jemi së bashku atje. Më pastaj do të jemi në Milano në datën 26 maj, pastaj në Londër dhe në Mynih, ku në kuadër të paraqitjes së vizionit tonë për Shqipërinë e vitit 2030 kërkojmë mbështetjen e emigrantëve shqiptarë. Partia Socialiste ka dëshmuar e tashmë e kemi të deklaruar që aleanca jonë e vetme është aleanca jonë me qytetarët për këtë po punojmë shumë për këtë po përpiqemi të strukturojmë veten tonë e gjithë kjo situatë e rienergjizimit të Partisë Socialiste na dëshmoi se realisht kemi shumë nevojë për djem e vajza të rinj për të shtuar anëtarë të rinj të strukturave tona për t’i riorganizuar partinë dhe qëllimi i këtyre takimeve në gjithë Shqipërinë është përgatitja e procesit të zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste në datën 10 dhe 11 maj ku në dy ditë do të kërkohet e gjithë trupa e anëtarësisë së Partisë Socialiste të vijnë të votojnë për të zgjedhur delegatët e kongresit tonë të qershorit pra të kongresit tonë 4 vjeçar të cilët do të zgjidhen me parimin një anëtar një votë. Pra, ne do të thërrasim të gjithë anëtarësinë që të zgjedhë me votë demokratike delegatët e kongresit që po pastaj do të jetë kongresi zgjedhor ku do të zgjidhet asambleja e re e Partisë Socialiste. Në kuadër të rienergjizimit ne do të kemi disa kritere për përzgjedhjen e delegatëve duke filluar nga barazia gjinore, pra do të jenë delegatët e zgjedhur nga vota e anëtarësisë osë të barabartë aq sa djem dhe burra aq edhe vajza dhe gra dhe më pastaj do të kërkojmë që të kemi prurje të reja në këtë kongres. ¾ e kongresit të ri do të jenë të rinj, pra delegatë që s’kanë qënë më përpara anëtarë të kësaj trupe politike të Partisë Socialiste. Do të kemi prurje të reja, të cilat do të vijnë nga ky proces i madh ku jo pak po mbi 30 mijë anëtarë të rinj, Partia Socialiste i anëtarësoi në harkun kohor të vetëm dy muajve” – tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi.