Ilmi S.Qazimi: Na pushtuan pushuesit e huaj apo na shiti kryetari i qeverisë?

20

Vendasit nuk kanë vend e mundësi për pushim. Kështu, të tilla ankesa dëgjojmë edhe në Ksamil, edhe në Durrës,Velipojë, Sarandë e sidomos në Vlorë. Kjo është politikë e mbrapshtë dhe safi antishqiptare e segmenteve qeveritare. Këto instanca dinë të numërojnë se sa turistë hyjnë në Rinas në një ditë (ku shpesh herë fusin në numër edhe ata që nuk janë turistë por qytetarë për punë, detyra e halle) e nuk arrijnë që të kryejnë detyrën për sigurimin e domosdoshëm të  vendeve për pushim të shqiptarëve!?

Sigal

Kam një  shok të hershëm të rinisë, Veselin, që tani sapo ka hedhur hapat e para në vitin e tetëdhjetë të jetës së vet,i cili, prej dhjetë vjetësh  plazhon familjarisht në një  pallat modest në thellësi të Divjakës, në një vend thuajse të virgjër. Një herë, para ca vitesh, na ftoi atje dhe pashë që ishte çlodhje me shumë interes së pari, ekonomik, pastaj psikologjik, shëndetësor dhe mjedisor. Kishte edhe rërë e ujë të kripur, edhe ferra e pisha, edhe  ekualipse e pula shqerake;  edhe  gjarpërinj e peshq; edhe bostan e domate, qershi, pjeshkë – të tëra këto bio-siç është bërë zakon që të quhen prodhimet e  freskëta e pa hormone.Vetëm uji i pishëm vinte nga qyteti, kurse uji për larje e shpëlarje ishte  i rregulluar më së miri në çdo kuzhinë e mjedis prej një pusi me korent. E kishim zili Veselin për këtë  pushim njëmujor aq shëndetsjelljës.

Dje, kur pimë kafen e mëngjesit, më thotë shumë  i trishtuar: “më mori pronari i pallatit nga Divjaka dhe më tha një lajm që më  prishi shumë punë. Unë shqeva sytë. Ai vazhdoi:” “O Vesel, më vjen keq, por nuk ka vende për këtë vit! Më erdhën e ma zaptuan  ca të huaj.E kam kaparosur me kontrata të rregullta më turistët polakë nga maji gjer në fund të nëntorit!” E ç’t’i thosha?- e mbylli bisedën miku im. Po aq i trishtuar mbeta edhe unë. Domethënë, për Veselin, ish-mësuesin shembullor atdhetar që u ka dhënë mësimet  e gjeografisë dhe historisë së Shqipërisë, qindra e mijrave nxënësve nuk paska më vend për të pushuar në vendlindjen e tij?! Kështu, të tilla ankesa dëgjojmë edhe në Ksamil, edhe në Durrës,Velipojë, Sarandë e sidomos në Vlorë.  Vendasit nuk kanë vend e mundësi për pushim.Konkurrencë! -do të thotë dikush. Joooo! Kjo është politikë e mbrapshtë  dhe safi  antishqiptare e  segmenteve qeveritare duke nisur nga ministria përkatëse dhe vetë kryeministri.Këto instanca dinë të numërojnë se sa turistë hyjnë në Rinas në një ditë(ku shpesh herë fusin në numër edhe ata që nuk janë turistë por qytetarë për punë, detyra e halle) e nuk arrijnë që të kryejnë detyrën për sigurimin e domosdoshëm të  vendeve për pushim të shqiptarëve!? Qeveria është e votuar nga populli shqiptar e jo nga manjatët e  kapitalit europian që  nuk dinë ku të çojnë paratë! Në radhë të parë duhen sistemuar   njerëzit tanë e pastaj të huajtë. Janë çmendur shumica e njerëzve- sekserë e pronarë të plazheve të babëzitur pas dollarit si hamshorët ergjelé.

Kësisoj turizmomania po sjell dollarë dhe euro.Por asnjëri nuk tregon humbjet, dëmtimet dhe  shqetësimet që po ngjall njëherazi kjo dalldi turistike e iniciuar. Po dëmtimet që pëson mjedisi dhe objektet e vizituara? Po  shqetësimet e vendalinjve që iu është zënë vendi i punës dhe vendpushiminga të huajtë? Po rritja e çmimeve  të artikujve të domosdoshëm dhe të përditshëm që dëmton  blerësit pensionistë vendas? Po prurja këtu e sa e sa  sëmundjeve të turlillojshme?

Në të dalë të ashensorit, në katin e shtatë  u gjenda ballë për ballë me administratorin e pallatit i cili me që më njeh dhe e njoh, më bëri një propozim  “fantastik” .”O, zoti Sofo, pse nuk e sjell gruan ti këtu tek unë pastruese në pallat? Merr gjashtëdhjetmijë lek në muaj pa u lodhur shumë.Brenda është dhe nuk e zë as era e as shiu.” E ndërpreva duke e falënderuar se ime shoqe është  shtatëdhjetë e katër vjeçe; jo se nuk e do punën, por  nga drejtoreshë shkolle që ka qenë tërë kohën,paksa e sëmurë, e ka të vështirë edhe për moshën që të nisë përsëri si pastruese, ndërkohë që pensioni ynë së bashku me ndihmën e djalit na  mjafton për jetën më të thjeshtë. “Ai vijoi: po ç’ke o ti, për  katër muaj ajo do marrë  aq  lekë sa merr deputeti për një muaj. Nuk i thonë pak?!”

Djemtë e vajzat tona  emigrojnë se nuk kanë kushte e paga të larta këtu dhe  nëpër xhama dyqanesh lexojmë afishimet: “Kemi nevojë për pastruese- paga e konkurueshme”-; “Kërkojmë staf”;  “kemi vende pune për  kuzhinierë,”; “vend pune për rrobaqepëse”;“kërkoj qërues peshku” – shkruhej në derën e një restoranti në  Unazën e vogël etj.etj.Si zakonisht një herë në javë, bisedova  në telefon me Pjetrin, shokun tim të shkollës së mesme të agronomisë, që banon në bashkinë Kamëz dhe ndër të tjera më tha: “ Prena, e shoqja, ka filluar një punë në Divjakë”. E ndërpreva se  mbase nuk e dëgjova mirë.Ku Divjaka e ku Kamza! Por miku im durimshumë më shpjegoi: i merr, i shpie dhe i sjell një fugon njëzet gra që punojnë atje pastruese  në lokalet dhe mjediset ku janë akomoduar turistët e huaj. Pagesa është shtatëdhjetë mijë lekë në muaj.Andej nga lagja tjetër e Kamzës është një furgon për në Plazh-Karavasta që  bën këtë  rrugë çdo ditë.

Po zbrisja shkallët  me çantën e psonisjes në dorën e majtë dhe në korridorin e katit të parë pashë që shtatë pastrueset e pallatit tonë shumë shkallësh e 18 katësh, ishin grumbulluar rreth një gruaje  fustançarë gjer në  rrëzë të kofshës, me buzë të  ngjyera me të kuq të rëndë dhe me cigare në dorë që  bisedonte me me to  me zë joshës, pyetës dhe tone të larta. Natyrshit qënuk ndalova,por  në kthim  hasa  pastruesen e shkallës  sime dhe e pyeta se ç’qe ajo ‘mbledhje’ fjalëzjarrtë. Zonja e nderuar që na pastron shkallët e pallatit më çuditi kur më tha se ajo që fliste aq  fort kishte ardhur nga ato zyrat e Bashkisë së kryeqytetit që merren me turizmin dhe,pasi ish informuar për pagën e këtyre, iu kish ofruar  pagë mujore shtatëdhjetë mijë lek në muaj, pra tridhjet mijë më shumë se këtu.Jashtë kllapave: flasim vetëm më lek të rinj.  “Na duhen urgjent forca pune për pastrim të  ambjenteve në Tiranë ku kanë ardhur turistët e huaj! Ndaj ju bëj thirrje që ta lini këtë punë këtu dhe të vini tek ne!” U befasova, por qenka e vërtetë.

Kësisoj turizmomania e Edi Ramës po sjell dollarë dhe euro,thotë ai  dhe  servilët e tij.Por asnjëri nuk tregon humbjet, dëmtimet dhe  shqetësimet që po ngjall njëherazi kjo dalldi turistike e iniciuar dhe dëndur reklamuar nga vetë kryeministri së pari e pastaj mediat shqiptare. Po dëmtimet që pëson mjedisi dhe objektet e vizituara? Po  shqetësimet e vendalinjve   që iu është zënë vendi i punës dhe vendpushiminga të huajtë?Mund të ketë në Skrapar edhe njerëz që duan të punojnë në hotel-restorantet buzë Osumit, por vendin e ka zënë dy vajza nga Nepali  që nga rrëza e Everestit dhe tre djemfilipinezë  tutje nga matanë Oqeanit Paqësor!? Po rritja e çmimeve  të artikujve të domosdoshëm dhe të përditshëm që dëmton  blerësit pensionistë vendas?Po prurja këtu e sa e sa  sëmundjeve të turlillojshme? A mos vallë ka  në Rinas, a gjetiu, ndonjë kontroll shëndetësor?As që i shkon në mendje kujt kjo gjë.Mirë që na sjellin  kultura e historira të reja e të panjohura për ne ata aq shumë lloj turistësh që hyjnë,a ka menduar njeri se sa shfaqje imoraliteti, dezinformimi,keqinterpretimi, përdhunimi, përvetësimi, drogimi, spiunazhi dhe sidomos nënvlerësimi  kombëtar përcjellin  jo pak syresh ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve? Nuk jam skeptik, por kështu do të shkojë drejt vidhisjes jeta e kombit  po qe se ne jemi të ‘droguar “ nga dalldia e turizmomanisë. Përse e miratoi kreu i qeverisë, mbylljen për katër vjet të  Muzeut Historik Kombëtar apo sepse  paskan filluar të pikojnë dy pika në cepin e djathtë të pjesës juglindore të ndërtesës me simbole komuniste??!Kush e ha këtë! Është një  sfidë e madhe që i imponohet  efektit ndërkombëtarizues të  emblemës shqiptare. Që ajo të mos  njihetnë madhështinë e saj, të mos lartvlerësohet ashtu siç është historikisht.Tek e fundit, del e qartë se atje lart në qeverinë tonë  dikush mendoka afërsisht:’ përse duhet ekspozuar krenaria kombëtare, historia aq e pasur e luftrave për liri e për ndërtim të shoqërisë shqiptare nëpër furtunat e historisë? E përse duhet të kujtohet me kaq pathos Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe fitorja mbi  fashizmin e nazizmin?”Për rrjedhojë, ”Ishim në Shqipëri po ata janë aq prapa sa as muze kombëtar nuk kanë!”-do të thonë turistët e etur për njohuri të sakta e të materializuara.Shkurt: ju ‘të dashur’ turistë mesatarë nga xhepat, dhe ju  manjatë të  aventurave   natyrore, nuk ka pse të dini se cila është  historia e Shqipërisë. Boll që të  shijoni mishin, rakinë, pyllin, gurin dhe shkëmbin, detin dhe bregdetin.Lere pastaj se ku fle lepuri për ndonjë pis lloj biznesi aty në qendër të kryeqytetit!Na paske shitur si mall të rëndomtë dhe  shumë lire, o zoti kryetar!Qofsh i fundit kryetar që i vure zjarrin shtëpisë stërgjyshore  e tejet të lashtë të shqiptarëve!