Reforma Zgjedhore/ Partitë e vogla kërkesë Kuvendit: Të ketë lista të hapura, prag të vogël dhe korrektim kombëtar të listave

20
Sigal

Tre parti të vogla PAA, PR dhe PBDNJ kanë depozituar në kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa risi është korrektimi kombëtar me pra 0.5% tyre. Duka, Mediu dhe Dule kërkojnë që nga hapja e listave deri te rikthimi i listave të përbëra në koalicionet zgjedhore. Depozitimi direkt në Kuvend i propozimeve të tyre tregon se kanë pak besim te grupi i dialogut, që do të prodhojë një produkt konkret. Në projektligjin e depozituar më datë 24 prill 2024 nga Agron Duka i PAA, mbështetur me firmat edhe të Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules, kërkohet rikthimi i listave për koalicionet parazgjedhore si para ndryshimeve të korrikut 2020, votim me lista të hapura për të paktën 2/3 e listës dhe korrektim kombëtar. Hapja e listave në propozimin e 3 partive të vogla duhet të përfshijë edhe korrektimin kombëtar duke përjashtuar nga shpërndarja e mandateve me këtë metodë subjektet që kanë marrë më pak se 0.5% të votave në shkallë vendi, një pra që përgjysmohet në krahasim me 1% që është aktualisht në Kodin Zgjedhor. Një variant që PAA, PR dhe PBDNJ e propozojnë në këmbim të uljes së numrit të zonave zgjedhore të artikuluar më herët. Shtrirja e votimit elektronik dhe numërimit elektronik në të gjithë vendin dhe vota e diasporës janë dy propozimet e tjetra të aleatëve, të cilët në tryezën e dialogut përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë. Një tjetër risi që 3 partitë e vogla propozojnë gjithashtu është mundësia që edhe  kryetarët e bashkive, të cilët me kodin aktual duhet të japin dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet parlamentare, të çlirohen nga ky detyrim, duke u dhënë mundësinë të garojnë në një tjetër zonë elektorale dhe jo në vendin ku ata ushtrojnë detyrën e tyre, ashtu si aktualisht qëndron për prefektët.