Drejtësia në kolaps dhe emergjencë kombëtare

69
Sigal

Gjykatat ndodhen në kolapsin më të thellë historik dhe në kushtet e një emergjence kombëtare ku mbi 200.000 dosje presin për gjykim. Në gjykatën e apelit po gjykon çështje të vitit 2017, kur sot jemi në vitin 2024”. Duhet reformë e vërtetë në themel për ta çliruar reformën e drejtësisë dhe për të shpëtuar themelet e shtetit, pasojat e të cilëve do i vuajmë për dhjetëra vite. Flasin avokat Kujtim Cakrani dhe aktivisti, Gerti Shella

Reforma në drejtësi ka shkarkuar nga detyra shumë gjyqtarë, si pasojë me mijëra dosje kanë mbetur pa shqyrtuar. Flasin avokat Kujtim Cakrani dhe aktivisti, Gerti Shella

   “Drejtësia në kolaps, emergjencë kombëtare”

“Gjykatat shqiptare ndodhen në kolapsin më të thellë historik dhe në kushtet e një emergjence kombëtare me stokun në rritje të dosjeve dhe shqiptarët që zvarrisin në gjykatë, ndërsa trupa gjyqësore nuk përmbush dot detyrat”.

“Janë mbi 200.000 dosje që presin për gjykim dhe duhet të kuptojmë që gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm po gjykon çështje të vitit 2017, 2018 dhe sot jemi në vitin 2024”

Box: Duhet reformë e vërtetë në themel për ta çliruar reformën e drejtësisë dhe për të ndalur një dëm të frikshëm të themeleve të shtetit me efekt për dhjetëra vitet që do të vijnë.

Gjykatat në Shqipëri janë në kolaps të plotë. Reforma në drejtësi ka shkarkuar nga detyra shumë gjyqtarë dhe prokurorë si pasojë me mijëra dosje kanë mbetur pa shqyrtuar. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësorë, Naureda Llagami tha dje se strategjia e re e hartuar nga KLGJ për uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata 2024-2027 kërkon angazhimin e të gjithëve. Gjatë fjalës së saj, në tryezën e mbajtur në Tiranë nga KLGJ për prezantimin e kësaj strategjie të re, Llagami tha se kjo strategji i jep qytetarit atë që i është premtuar përmes reformës në drejtësi, akses dhe efikasitet në sistemin e drejtësisë. Sipas Llagamit, kjo strategji është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe është bazuar në praktika të njohura të vendeve të Këshillit të Evropës. “Backlogun nuk është thjesht problemi i KLGJ-së, është një problem kombëtar, i aksesit në drejtësi që kërkon një strategji gjithpërfshirëse. Kërkon një besëlidhje kombëtare, ashtu si ditën kur u miratua Reforma në Drejtësi. I bëjmë thirrje për bashkëpunim çdo gjyqtari, por edhe të gjithë pushteteve, qeverisë dhe kuvendit për t’i dhënë sistemit atë që i premtuam popullit për Reformën në Drejtësi, jo vetëm pavarësinë, por edhe mbështetjen buxhetore”, -tha Llagami.

               Organet e drejtësisë pranojnë kolapsin me dosjet e prapambetura

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësorë e pranon se dosjet në gjykata janë në “kapicë” dhe qytetarëve u duhet vite të marrin drejtësi nga “Drejtësia e Re”. Jemi të vetëdijshëm që backlogun sot është pengesë reale që qytetarët të marrin drejtësi brenda afateve të arsyeshme dhe siç ju e dini, është një nga rekomandimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Lidhet me respektin e të drejtave të njeriut dhe me besimin që jo vetëm tek drejtësia, por edhe te shteti i së drejtës”,- tha Llagami.

                                                   Zgjidhja sipas KLGJ

Si zgjidhje, KLGJ propozon shpërndarjen e punës duke përfshirë ekspertët ligjor që do të kenë detyra specifike. Shpërndarja e dosjeve në rrethe shihet si një tjetër mundësi. Por për të arritur në këtë do të duhet të realizohet një inventar ku do ndahen çështjet dhe do të ketë një panoramë më të qartë. Një tjetër ekip do të punojë në Gjykatën e Lartë që po ashtu ka rreth 25 mijë dosje në pritje. Ndërkaq, për të lehtësuar punën e gjykata do të përfshihet dhe digjitalizimi. Dërgimi i dokumenteve gjyqësore apo dhe vendimeve në mënyrë elektronike u dha si propozim nga ekspertët.

Avokati Kujtim Cakrani dhe aktivisti, Gerti Shella analizojnë kolapsin që ka mbuluar drejtësinë

Avokati Kujtim Cakrani për gazetën ‘Telegraf’: Askush nuk flet për gjendjen e drejtësisë në Shqipëri. Në këtë reagim të shkurtër duhet të sjellë disa statistika lidhur me drejtësinë në vendin tonë. Tashmë që reforma në drejtësi në Shqipëri ka nisur prej vitit 2016, sistemi gjyqësor shqiptar gjendet në kolaps. Kolaps në të gjitha drejtimet, përsa i përket stokut të dosjeve në kolaps përsa i përket mungesës së gjyqtarëve në gjykatat shqiptare dhe prokurorëve. Një tjetër kolaps përsa i përket cilësisë apo dhënies së drejtësisë dhe në këtë kuptim duhet t’ju them se sot në gjykatat shqiptare numri i dosjeve është shtuar. Në gjykatën e Apelit juridiksionit të përgjithshëm aktualisht gjenden mbi 40.000 dosje që janë në pritje për gjykim. Në gjykatën e Apelit administrativ gjenden mbi 25.000 dosje që presin për gjykim dhe mungesë e theksuar të trupës gjykuese. Gjithashtu në Gjykatën e Lartë janë mbi 30.000 dosje që presin për gjykim nga kjo gjykatë. Me ndryshimet e reja që janë bërë në vitin 2021 nuk gjykon më, gjykata bën vetëm një dhomë këshillimi, pra pa praninë e palëve. Kjo është një shkelje e rëndë e lirisë dhe të drejta e njeriut dhe natyrisht të procesit të rregullt ligjor. Por gjithsesi ky është një problem tjetër. Gjykata Kushtetuese e dimë si si po vazhdon me vendin e saj dhe gjykatat e shkallëve të para të edicionit të përgjithshëm. Sot që flasim mund të jenë në gjykim mbi 60.000 dosje. Thënë të 13 gjykatat e induksionit të përgjithshëm të kësaj republike dhe nëse do të bëjmë një statistikë në përmbledhjen e të gjitha çështjeve që qytetarët presin të gjykohen, janë mbi 200.000 dosje që presin për gjykim dhe duhet të kuptojmë që gjykata e apelit të juridiksionit të përgjithshëm po gjykon çështje të vitit 2017, 2018 dhe sot jemi në vitin 2024. Gjithashtu, gjykata e apelit administrativ, po gjykon çështje të viti 2016 dhe 2017. Gjithashtu, gjykata e lartë gjykon të njëjtat vite dhe një çështje gjyqësore sot për qytetarin shqiptar që të nisi sot një proces i duhen minimumi 15 vite për të marrë një vendim. E imagjinoni çfarë drejtësie dhe çfarë rëndësi i jepet qytetarit shqiptar! Pra kjo është dita reale e drejtësisë në Shqipëri dhe Shqipëria sot është pa sistem drejtësie. Kush ka iluzionin? Që në shqipëri ka drejtësi, kjo është një propagandë që nuk i shërben askujt.

Në një intervistë aktivisti, Gerti Shella u shpreh se gjykatat shqiptare ndodhen në kolapsin më të thellë historik dhe në kushtet e një emergjence kombëtare. Shella u ndal tek stoku i dosjeve ku tha se shqiptarët po zvarriten në gjykata dhe ato nuk përmbushin dot detyrat. Kemi theksuar apelin se gjykatat shqiptare ndodhen në kolapsin më të thellë historik dhe në kushtet e një emergjence kombëtare me stokun në rritje të dosjeve dhe shqiptarët, që zvarriten në gjykatë, ndërsa trupa gjyqësore nuk përmbush dot detyra, me 1/3 që kanë mbetur tashmë. Në diskutimin e strategjinë kombëtarë 20224-2027 për dosjet e pashqyrtuara, u dha alarmi dhe u pranua në organet shqiptare, nga KLGJ, ministria e drejtësisë dhe ndërkombëtarët. Draft strategjia e sotme parashikon disa ndryshime në ligje, ku tashmë kuvendi të njohë situata alarmante të vonesave gjyqësore dhe të adresojë ndryshimet në kodin penal dhe në kodin e procedurës civile, si dhe ndryshimin e ligjit për organizimin gjyqësor. Këto ndryshime mund të reduktojnë një fluks në gjykata,- tha Shella.