Evdal Nuri: Armët po na vrasin o shtet ….!

18
Evdal Nuri
Sigal

1-Kudo vrasje
Ditë më parë një 23-vjeçar ekzekutoi me plumb në kokë efektivin e Shqiponjave. Shkak për vrasjen dyshohet se është bërë një konflikt i momentit për kalimin e një rruge të ngushtë. Në rubrikat televizive njihemi me ngjarje të ditës. Është për t’u ardhur keq se ato hapen me ngjarje të trishtueshme. Vrasje, aksident, dhunë, vjedhje, arrestime. Kjo na krijon një shqetësim e na brengos. Edhe në Botë ka fenomene të tilla, ndofta më të pakta, por s’i bëhet kaq bujë. Jepen një herë  s’i njoftim e kaq.
Shteti ushtron forcën nëpërmjet ligjeve
.
Forca krijon të drejtën. Me kalimin e kohës, kjo e drejtë kthehet në  kulturë. Këtë kanë zbatuar shumë shtete, duke e patur të shënjtë  zbatimin e ligjit.
Tek ne shifrat e vrasjeve jepen me përqindje. Sa më pak apo me shumë  në këtë vit nga një vit më parë. Po, për importet, eksportet, prodhimi i drithrave, mund të thuash kaq % më shumë e kaq më pak, por jo jeta  e njerëzve. Ajo është e shënjtë e s’matet as me përqindje e as me herë!
2–Bilanc lufte!
Nga 97 u hapën depot, rreth 40% e familjeve shqiptare rrëmbyen armët. E përkthyer në shifra afërsisht 4 në 10 familje! Rreth 800 mijë armë luftarake ranë në duart e popullatës. Më të shumtat ishin automatikët kallashnikovë dhe pistoletat TT.
Armët përdoren gjatë konflikteve, duke filluar në familje fis, fshat, qytet, brënda vendit e jashtë tij. Vrasjet nga armët kanë kaluar mbi 8000 vetave. Sot flitet përmbi 200 mijë armë në duart e shqiptarëve.
Për pronat kemi mbi 11 mijë të vrarë. S’ia vlen që për një copë tokë t’i marrësh  jetën tjetrit. Do të dergjesh në burg, por dhe kur të të vijë vdekja asgjë s’do marrë me vete! Në 2017 doli një  nismë për dorrëzimin vullnetar të armëve. Fillimisht puna eci mirë. U dorrëzuan mbi 63 mijë armë, municione e tjerë.
Kjo nismë theksonte s’e pas një afati për dorëzimin vullnetar do të bëhet kontroll shtëpi për shtëpi. Fillimisht pati një situatë sensibilizuese. Ky vendim që të vihej në jetë kërkonte punë bindëse e sqaruese jo vetëm nga Ministria e Brendshme, por nga pushteti lokal, shoqëria civile, organizatat e ndryshme shtetërore e shoqërore.
Mungesa e drejtësisë sociale dhe e papërgjegjshmërisë institucionale sollën dështimin e kësaj nisme. Mungesa e një shteti të fortë kanë shkaktuar përsëri një seri vdekje! Vendimet që merr shteti duhen të mendohen mirë para se të  merren, pastaj e ka për detyrë shteti t’i çojë deri në fund. Në fakt kur ka patur dëshirën e mirë Shteti, punët i ka çuar deri në fund.
Shteti ka “ gurrin dhe arrën”. Ka gurrin, por ja që s’po e përdor këtë “gurr” për grumbullimin e armëve.
Shteti ka  marrë dhe vedime për armët:” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dënohet me burgim nga një deri në tre vjet!”
Provoje o shtet që për një periudhë dy mujore të dorëzohen armët? Tani vet njerëzit janë mërzitur me armët. E para frika se mos i zbulojnë e i dënojnë. Tjetër; me to po vrasin veten e njeri-tjetrin!
3—Atëhere ku ngec puna?
Armët i kanë ata, që s’duhet t’i kenë e me të cilat vrasin, vjedhin, kryejnë akte kriminale, duke të dëmtuar dhe ty o shtet. Në një sebep ( ku dhe atje s’mungonë politka), diskutoja me dy vëllezër. Ai në të majtë ngulmonte se kot e ka shteti, s’i mbledh dot armët, kurse tjetri ish oficer i nderuar kishte besim, se shteti po u angazhua serjozisht i mbedh. Më e vështirë do ta ketë në veri theksoi, mbasi kam punuar andej. Kjo për arsye të zakonit, traditës, gjakmarrjes, por po të jetë dëshira e mirë grumbullohen. Ka 33-vjet që asnjë qeveri s’është kujtuar për ta çuar deri në fund zgjidhjen e këtij problemi! Kjo Odise s’do të mbarojë kurrë, nëse shteti s’tegon forcën e tij që në fakt e ka. Atëhere pse s’e përdor këtë forcë o shtet? Armët kanë vrarë gjyqtarë,  policë, motrat, vllezërit, prindërit, fëmijët tanë! Janë vrarë njerëz të pafajshëm të të gjitha moshave, sekseve, për larje hesapes, prishje pazaresh, motive të dobëta, xhelozi, zenkë, për një vijë uji, një copë toke, një parkim makine, ose pse më pe e pse të pash! Arma ka bërë trim dhe frikacakun! Të gjithë për krimet e kryera janë penduar e kanë deklaruar se e kanë  kryer nga gjaknxetësia. Të gjithë këto vrasje , s’do kishin përfunduar në vdekje nëse s’do të ishin armët. Do të godisnin njeri-tjetrin e kaq. Me to kemi vrarë veten nga pakujdesia, por dhe njeri-tjetrin. Duhet të kemi të qartë. Kush ka armë në shtëpi s’është i mbrojtur, por është më afër vdekjes sa një tjetër që s’e ka. Me forcën e armëve grupet kriminale kanë “gjugjëzuar” shtetin me vjedhje spektakolare në banka e kudo që ka lekë. Shpesh kemi dëgjuar, se u kap x-si i dënuar më parë po për këtë arsye. Edhe pse është problemi më shqetësues, asnjëherë nuk kam dëgjuar të një nisme për grumbullimin e armëve! Në bisedë me ish oficerin V Kushi debatuam për të drejtën e kontrollit. Ai thoshte se shteti s’ka të drejtë të kontrollojë  pa patur bindje për fenomenin. Mund të ketë të drejtë, por shteti gjen forma dhe mënyra për ta realizuar këtë nismë! Keq e kishim në diktaturë. Shteti na burgoste vetëm për disa fjalë kundër tij. Por nëse mbyllje gojën, s’të gjente gjë. Jetën e kishe të sigurt, s’të vriste njeri. Edhe po t’ia kishe bërë borxh dikujt, s’kishte me se të vriste. Do të të qëllonte me një grusht, gurë, por hakën ta merrte shteti dhe nuk futeshe në gjak s’i tani. Prandaj dhe vrasjet ishin shumë të pakta dhe ishte zhdukur fenomeni i gjakmarrjes i gjallëruar kaq shumë tashti!
Këtë indiferentizëm s’jam në gjendje ta kuptoj!
Mblidh armët. Shpëto jetën e njerëzve, që kanë besim e shpresë vetëm tek ty o Shte! Ky është shqetësimi i të gjithëve.
Ku të ngec puna o shtet ? Na e thuaj që dhe ne të mbledhim mendjen e “të qajmë hallin”….!
S’i se kupton, se mledhja e armëve do të uli ndjeshëm numurin e vrasjeve dhe kriminalitetin , gjakmarrjen, vjedhjet. Kjo do të ishte në të mirën e të gjithëve. Po e bëre këtë ke të drejtë të mburresh, edhe pse në fakt e ke detyrë.
Dikur ke thënë :”Shqipëria pa armë “, por dhe këtë s’po e kujton më!
Për një gjë jam i sigurtë:” Po të duash ti o Shtet i grumullon për 24 orë”!
Pse s’i mbledh, vetëm një Zot e di! Unë s’di s’i ta kuptoj e shpjegoj këtë indiferentizëm…!