Fotoksinë, pesticide e mbidozë ilaçesh, 3 persona përfundojnë në spitalin e Elbasanit brenda pak orëve

22
Sigal

Tre persona janë paraqitur pasditen e 16 majit pranë spitalit Rajonal të Elbasanit brenda pak orësh, Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit  një 61-vjeçare me inicialet S.A., dyshohet se ka konsumuar mbidozë të ilaçeve,  aktualisht është nën kujdesin e mjekëve teksa vijojnë hetimet lidhur me detajet të tjera.

Brenda pak minutash në spital ka përfunduar edhe një 69-vjeçar, K.SH. i cili sipas policisë rezulton banues në Gjinar. Pas hetimeve dyshohet se i moshuari në gjendje të rënduar psikologjike ka konsumuar pesticide.

Ndërkohë po pasditen e 16 majit shtetasi B. T., 27 vjeç i cili rezulton banues në Belsh është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.

Tre personat ndodhen në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, policia sjaron se për të tre rastet janë ngritur grupe të posaçme hetimore për të zbardhur ngjarjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.