Protesta për Teatrin/ Aktori Malkaj: Në qoftë se kjo quhet demokraci, atëherë çfarë mund të themi për diktaturën?!

339
Sigal

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur protesta e dytë kundër shembjes së ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Aktori i njohur Mehdi Malka shtroi një pyetje retorike në lidhje me qeverinë aktuale.

Ai recitoi edhe katër vargje të poemës së njohur të Naim Frashërit: “Ti Shqipëri më jep nder”.

Ai bëri edhe ironi për dronën e lëshuar në zonën e protestës.

Malka: Dua të përshëndes kolegët tanë në Kosovë. Dua të përshëndes Teatrin “Migjeni” në Shkodër, i vetmi në Shqipëri. Kemi edhe teatrot e tjerë se pse janë të urtë dhe të heshtur. Në qoftë se kjo quhet demokraci, atëherë çfarë mund të themi për diktaturën?!

Ti Shqipëri më jep nder

Më jep emrin shqiptar

Zemrën ti ma gatove

Plot me dëshirë e me zjarr

Këta dronët janë shtuar më shumë se dallëndyshet.