Bëri ‘kërdinë’ duke vjedhur biçikleta, arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit

334
Sigal

Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi iu zbuluan dhe dokumentuan 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

I riu që ra në pranga me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes mban inicialet M. M.

Ky shtetas, më datë 04.06.2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:

Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;

Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;

Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;

Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;

Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.