Persona të dënuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, po tentojnë të mashtrojnë gjyqtarin e Tiranës Aurel Arapi

33
Sigal

Nëse një regjisori do ti binte në dorë vendimi i gjytatës së Tiranës, për një super-mashtrim të kryer nga një personazh tipik, i cili jo vetëm dirigjonte por edhe përvetësonte “xhixhat” e melodisë “fallco”, kjo do të ishte padyshim telenovela më e bukur e ketij 10 vjeçari. Finalja e kësaj telenovele sa tragjike aq aq dhe komike, u vulos zyrtarisht nga Gjykata e Apelit në Tiranë dhe Gjykata e Lartë e Republikës Shqipërisë më 2017-ën dhe u certifikua me lëshimin e një urdhëri ekzekutimi nga gjykata e Tiranës, ku i pandehuri Ramiz Hamzollari merrte mallin në magazina ku ishte punësuar, dhe paratë i çonte jo në ndërmarrje por në shtëpinë e tij në shumën e mbi 77 milionë lekë. Por një shprehje e urtë popullore thotë se “bishti i qenit, mbetet po bisht qeni” dhe sado ta drejtosh prapë bisht qeni mbetet. Shoqata Atdhetare Kulturore Tomorri, mori para pak ditësh bekimin e firmosur nga qindra anëtarëve të saj duke ndjekur vazhdimësinë me drejtues që e themeluan që në vitin 1999 në Tiranë. Por çuditërisht u informuam nga sekretaria, pas tërheqjes së vendimit që personazhi i dënuar gjykatat shqiptare për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, kërkonë të manipulojë gjyqësorin, duke i bërë presion, se familjarët e vetë kanë ndikim në gjykatat e Tiranës, duke lakuar edhe emrin e KLGJ-së?! Gjatë procesit të tërheqjes së kopjes së Vendimit, nga sekretaria e Gjykatës na u bë me dije se ekziston edhe një kërkesë e depozituar nga një pretendues si kryetar, i të njëjtës Shoqatë, dhe që gjurmohet konkretisht nga Ramiz Hamzollari, person i cili ka kohë që i ka shkëputur lidhjet me këtë organizatë jo fitimprurëse. Në numrat e ardhshëm do tju tregojmë se sa pesona kontravers dhe skandalozë janë, dhe si njerëzit e ndershëm kanë rënë viktimë e këtyre “hajnave” duke ju referuar edhe vendimit të gjykatave, të cilat janë shumë. Sigurisht roli i medias dhe qytetarëve është të jemi sa më pranë Drejtësisë së Re, duke diskretituar mashtrues kalibri të dënuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të cilët tentojnë të bëjnë presion edhe ndaj gjyqtarit Aurel Arapi. I nderuar z. Aurel Arapi! Natyrisht që nuk jemi në dijeni të procedurave se si ata kanë kryer këtë proces zgjedhor, por dimë t’Ju themi se organizmat e vërtetë drejtuese të Shoqatës kanë vepruar me Vendimin e datës 21.04.2024 të Mbledhjes së Përgjithshme të Shoqatës TOMORRI, ku kanë rizgjedhur të gjithë forumet e reja drejtuese të saj, zgjedhjen e kryetarit, ndryshime statutore etj, ku ndër ta, mund të vërehen figura të shquara të artit, kulturës, shkencës e më gjerë jo vetëm të zonës sonë për të të gjithë Shqipërisë. Pa dashur të ndërhyj në procesin Tuaj verifikues të akteve të paraqitura nga personi në fjalë, më lejoni tju bëj me dije se shtetasi i vetëzgjedhur, në kundërshtim edhe me normat bazë të Statutit, konkretisht Nenin 14 pika 6 e Kreut III të Statutit, është një person i dënuar penalisht për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal. Dokumentet e mësipërme dhe të hollësishme janë depozituar në sekretari në dispozicionin tuaj.

Duke ju uruar punë të mbarë, pranoni konsideratat tona më të sinqerta!

SHOQATA ATDHETARE KULTURORE “TOMORRI”