Arsen Dani, i cili të hënën masakroi me thikë nënën e tij Gjylie Dani do të qëndrojë në burg pa afat, e po ashtu do të shtrohet në një spital psikiatrik.
Ai u njoh këtë të enjte me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës dhe referuar gjendjes së shëndetit mendor te 62-vjeçarit, pasi vlerësimit të rastit prokurori Francesk Ganaj kërkoi që ai të shtrohet në spital, kërkesë që u pranua dhe nga gjyqtari Lirim Bullica.