Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në vend

553
Sigal

Çmimet e naftës kanë filluar të rritet pas një rënieje dyvjeçare. Ekuilibri mes sasisë së prodhuar të naftës së papërpunuar dhe kërkesave për energji është tronditur për shkak të konkurrencës në rritje të industrisë së energjisë diellore dhe të erës në disa vende të rëndësishme prodhuese të naftës.


Një eksperte thotë se çmimet e naftës janë në rritje dhe ka të ngjarë që kjo prirje të vazhdojë për një kohë. Shoferët, gjatë dy viteve të fundit paguanin më pak për furnizimin e makinave me karburant, sepse një tepricë globale e naftës i tejkaloi kërkesat për energji.

Teprica u shkaktua pjesërisht nga një rritje në prodhimin e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara përmes zgjerimit të operacioneve të nxjerrjes së naftës nga shisti argjilor.

Hannah Breul e Agjencisë Amerikane të Energjisë thotë se rritja e çmimeve po ndodh për shkak të pakësimit të bilancit pozitiv të prodhimit të naftës.

“Furnizimi global tani ka tejkaluar konsumin global, kështu që ne kemi parë krijimin e një inventari masiv të naftës dhe si rezultat kemi parë çmime më të ulëta. Kur niveli i furnizimit me atë të konsumit fillon të balancohet, dhe niveli i tepricave fillon të bierë, ky mund të jetë një sinjal i tregut për shtimin e nivelit të prodhimit.”

Ndërkohë, anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC dhe disa vende jo-anëtare si Rusia, kanë hartuar një marrëveshje për të kufizuar sasinë e prodhimit.

Njoftimet mbi arritjen e marrëveshjes shkaktuan rritjen e çmimit të naftës në rreth 50 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës më parë ka rënë nga 100 në më pak se 30 dollarë për fuçi.

Vendet e OPEC-ut kanë në plan të takohen në fund të nëntorit për të sqaruar detajet e marrëveshjes së tyre për të ulur nivelin e prodhimit, përfshirë negociatat e vështira mbi sasinë e prodhimit që vendet duhet të kufizojnë.

Disa vende të OPEC-ut, duke përfshirë Irakun e shkatërruar nga lufta, kanë kërkuar përjashtimin nga kuotat e prodhimit.