Prof. Dr. Kastriot Islami: Loja prej të sëmuri psikik për t’i shpëtuar ndëshkimit

279
Sigal

Fejton

Një mik që ka shumë humor më mori në telefon dhe më sygjeroi që “lojën e të sëmurit psikik”, që lideri global po luan me ndërkombëtarët për të bërë pazar me ta me synimin për të garantuar mosndëshkimin përmes garancisë për t’u bërë PRESIDENT ta paraqisja me një anekdotë të vjetër, por të aktualizuar me liderin global si personazhin që bën kot, apo është me të vërtetë i sëmuri psikik…

*

Për t’u bërë i besueshëm, si i sëmurë psikik, lideri global fillon të shëtisë rrugëve të Tiranës me një kanoçe, që e tërheq për dore me një fije, të cilën ka lidhur kanoçen… Kur e pyesin qytetarët, se çfarë është kjo, Lideri përgjigjet me zë të lartë se “ky është qeni im…”.

Kaq bukur e luan këtë lojë lideri global, sa që shumica e shqiptarëve e besojnë si të sëmurë të vërtetë…

Madje, kjo shkon edhe më larg: në takimet e saj opozita i thotë ndërkombëtarëve se janë të shpjegueshme veprimet e liderit global se ai është lajthitur, sepse shëtit gjatë të gjithë kohës me një kanoçe, që e tërheq me një fije dhe kanoçen e trajton si qen sa herë e pyesin kalimtarët…

Kjo gjë i ndodhte ndërkombëtarëve në takimet që ata kishin me lideri global, i cili paraqitej në takime me kanocen për dorë që e prezantonte edhe tek ata si qen…

Por ndërkombëtarët kishin informacion se ai e luante këtë lojë se kërkonte prej tyre

pazar për t’i shpëtuar ndëshkimit…për bëmat që kishte bërë…

Dy ambasadorë të rëndësishëm, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, vendosën të dilnin në rrugë dhe ta shihnin vetë se çfarë bënte ai me kanoçen për dore…

E panë në dy ambasadorët, liderin, që s

 

hëtiste me kanoçen për dorë së bashku me një mikun e tij…

E pyetën se “çfarë e kishte atë që mbante për dore…”

Lideri global iu përgjigj hazer xhevap: kanoçe!

Dy ambasadorët u qetësuan dhe u bindën se lideri global, ose kishte një hall shumë të madh, që bënte si i sëmurë psikik ose ishte shëruar; dhe i thonë njëri tjetrit” lideri global shyqyr qënka më mirë…”

Por, sapo dy ambasadorët kalojnë, lideri global, i shqetësuar se doli zbuluar, i kthehet kanoçes me zë të lartë: hajde bubi se ja hodhëm edhe këtë rradhë ndërkombëtarëve…!