Ta tregova qartë ku më dhemb…
jo që të më shpëtoje, por që të më kuptoje.
Dhe kjo është ajo që më vrau,
jo dhimbja… por ftohtësia jote kur e bëre.
Sepse vetëm dikush që s’ka ndjerë kurrë për ty
arrin të të shohë duke u thyer… dhe të mos ndalet.
Sot nuk kam më as pyetje,
as fjalë,
as shpjegime…
sepse më zi se kaq nuk kishe si të bëje.
S’ka gjë më të ligë
se kur njeriu që di ku të dhemb,
zgjedh të të godasë pikërisht aty.
Ai njeri nuk të humb rastësisht…
ai kurrë nuk të pati.
Dhe pa u dridhur…
e shkrepje.
Një si ajo…
Një si ajo… bënte dashuri duke qarë,
qeshte si e marrë.
Rebele, e çmendur, e trishtë, e trëmbur…
si stuhi që s’dinte të pushonte në asnjë zemër.
Ishte vajzë e netëve pa gjumë,
me shpirtin mbushur plagë e dritë.
Puthte fort, por ikte shpejt,
sikur kishte frikë nga lumturia vetë.
Flokët i mbante si rrëmujë mendimesh,
dhe sytë si dy rrëfime të pathëna.
Askush s’e kuptoi kurrë plotësisht,
sepse ajo ndjente më shumë seç duhej.
Një si ajo…
nuk lutej të qëndronin.
Vetëm heshtte,
dhe largohej ngadalë…
me zemrën që i digjej nën buzëqeshje.




















