Suplementi Pena Shqiptare/ Poezi nga Bedri Alimehmeti

288
Sigal

NJË SHIKIM

 

Nuk kam tjetër ç’të shkruaj

Bukuria jote rrafshon gjithçka.

Vetëtitje e saj më bën të vuaj

Pesha, rëndesë si të ishte kala.

 

Nuk kam ç’të them mekem fare

Zemra më rreh si e një trumcaku

Kur kalon dal shpejt në dritare

Hidhmë një shikim së paku.

 

KALTËRSI

 

Kjo kaltërsi e pafund qiellore diç më trazon

Në dhomën e kujtimeve. Eh, këngë e vjetër!

Bashkë e këndonim nëpër plazh gjithmonë,

Ecnim bregut nga njëri cep për diku tjetër…

 

Pas refrenit pulbardhë bëheshe, në det si era

Shkum’e valës limonte përsosmërit e linjave

Nga bardhësi e saj lindi perëndesha Venera.

Eh vitet! Gishtrinjtë e dorës u shkoj thinjave.