Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE: I trishtuar që ndryshimet kushtetuese nuk ishin gjithëpërfshirëse

258
Sigal

Sekretari per Marrëdhëniet me Jashtë në PPE, Patrick Voller, ka reaguar lidhur me ndryshimet kushtetutese të miratuara dje nga Parlamenti shqiptar.

Në një mesazh në twitter, Voller shkruan: “Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”.

Reagimi i Voller vjen në vijim të një reagimi të unifikuar të faktorit ndërkombëtar, që njëzëri ka shprehur keqardhjen që ndryshimet kushtetuese, duke i cilësuar ato të njëanshme.