Hungari/ I dënuar me burg në Itali, arrestohet shqiptari

264
Sigal

Një shqiptar  i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në Hungari, pasi mbi të rëndonte një mandat arresti evropian i lëshuar nga prokuroria e Triestes.

Operacioni për kapjen e 41-vjeçarit u krye nga grupi i gatshëm i i Udines në bashkëpunim me policinë kufitare të Roma Fiumicinos.

Shqiptari duhet të kryejë një dënim prej 5 vjetësh e 4 muajsh burg, dhënë nga gjykata e Udines për krime të kryera në periudhën 2008-2009, të lidhura me zotërimin dhe shitjen e drogës.

Më 2013, personi ishte dëbuar nga territori italian.

Në javët e fundit u bë i mundur aktivizimi i policisë hungareze, që procedoi me arrestin. Tani shqiptari është në burgun Rebibbia në Romë.